ITALI - Sërish alarm nga Mbrojtja Civile në Itali, ndërsa një valë e re moti të keq pritet sot në të gjithë vendin.

Meterologët kanë parashikuar rreshje të dendura shiu sërish në Sardenjën e shkatërruar nga cikloni Kleopatra, ku madje pritet të ketë edhe rreshje bore në zonat malore. Ndërkaq Këshilli i Ministrave ka shpallur ditën e sotme, ditë zie kombëtare pas përmbytjeve në Sardenjë.

I gjithë vendi do ti bëjë homazhe e nderime 16 viktimave të ciklonit dhe tronditi ishullin. Ndërkaq autoritetet italiane deklarojnë se janë 747 persona të pastrehë, 200 prej të cilëve janë strehuar për momentin në qëndrat e pritjes nëpër palestra, shkolla apo kisha.

Vazhdojnë ndërkaq ndërhyrjet me masa sigurie në zonat e prekura nga përmbytjet, ndërsa në disa pjesë të Sardenjës ka nisur të kthehet normaliteti me një reduktim të përsonave të evakuar.


(v.gj/shqiptarja.com)