Festohet në Tiranë ditëlindja e mbretit Charles, ambasadori britanik: Shqipëria të çrrënjosë korrupsionin! Nga Meta te Dumani, figurat e rëndësishme që morën pjesë

TIRANË- Është festuar sot në Tiranë ditëlindja zyrtare e Mbretit Charles i III të Britanisë së Madhe. Ambasadori britanik në Shqipëri, Alastair King-Smith priti figura nga politika, drejtues të qeverisë, ministra, deputetë të opozitës, drejtues të institucioneve të drejtësisë, drejtues të komuniteteve fetare, gazetarë, anëtarë të shoqërisë civile, etj.

Mes figurave të rëndësishëm ishin krerët e lartë të drejtësisë, kreu i SPAK Altin Dumani, kreu i gjykatës së Lartë Sokol Sadushi. Në radhët e politikës ishte e pranishme Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, Presidenti i PL-së Ilir Meta, Monika Kryemadhi, kreu i bashksië Tiranë Erion Veliaj,

Ambasadori Britanik në Tiranë, Alastair King-Smith, gjatë fjalës së tij përshëndetëse theksin e vendosi tek korrupsioni në vend, e sipas tij kjo e fundit duhet të çrrënjoset një herë e mirë.

 “Në vitet e ardhshëm, Shqipëria do ta përmbushë potencialin e saj të plotë vetëm nëse ju merrni pjesë në një përpjekje të përbashkët për të çrrënjosur korrupsionin, për të forcuar institucionet tuaja demokratike dhe për t’i nxjerrë kriminelet para ligjit”.- u shpreh ambasadori britanik.

King-Smith më tej u ndal edhe në luftën Rusi-Ukrainë, ku tha se Shqipëria vazhdon të jetë një prej aleatëve më të fortë në NATO, në mbështetje të Ukrainës dhe në qëndrimin ndaj Rusisë në Kombet e Bashkuara. Ndërsa sa i takon marrëdhënieve Shqipëri-Britani, Smith tha se ekziston tashmë një partneritet i gjerë që po lulëzon.

‘Një partneritet për sigurinë. Një partneritet për mbrojtjen. Një partneritet të zhvillimit ekonomik dhe tregtar. Një partneritet për drejtësinë”, -tha diplomati britanik.

M.Q./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Johnny: 21/06/2024 09:24

    Këta politikanët e korruptuar shqiptar kanë lidhje me Moskën apo Kinën? Se asnjë asset nuk kanë fshehur atje, çudi!!!

    Përgjigju
  • asolingo: 21/06/2024 07:59

    Per çfare u mblodhen se nuk e kuptova per ditlindjen e mbretit apo per politike,sa sahanlepires jemi.

    Përgjigju
  • Alb: 21/06/2024 00:21

    Shtet kukull Si ne kohe te zogut

    Përgjigju
  • Koloni: 21/06/2024 00:00

    Shqiperia vend colonial

    Përgjigju
  • Arberi: 20/06/2024 23:28

    Best Ambasador ever

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, gjendet i pajetë 82-vjeçari në banesën e tij, i moshuari kishte prerje thike në fyt! Policia nis hetimet, sekuestrohen pamje filmike

E rëndë në Durrës, gjendet i pajetë 82-vjeçari në banesën e tij, i moshuari kishte prerje thike në fyt! Policia nis hetimet, sekuestrohen pamje filmike