Ditën e Pashkëve Kate dhe Princi William thyen protokollin 

Ditën e Pashkëve Kate dhe Princi William thyen protokollin 

Mbretëresha, çifti, Princi William dhe Dukesha Kate në ditën e Pashkëve

Teksa mbretëresha mori gjithë vëmendjen gjatë Pashkëve me pallton rozë dhe kapelen në të njëjtën ngjyrë, Princi William dhe Dukesha Kate, ishin gjithashtu në qendër të vëmendjes. Por si rrallë herë çifti i famshëm kanë thyer protokollin, pasi u shfaqën në kishë me vonesë.

Ju mund të mendoni me të drejtë se një vonesë nuk mund të jetë një thyrje protokolli. Sipas rregullave të pallatit mbretëror në çdo eveniment e fundit duhet të vijë Mbreteresha dhe askush tjetër.

Sipas rregullave në mbretërinë e tyre, të gjithë të tjerët duhet të jenë në pritje të saj. Por kësaj radhe nuk ka ndodhur kështu, pasi Princi dhe Dukesha janë bllokuar në trafik, dhe për pasojë kanë ardhur me vonesë në kishë. Çifti do të bëhen këtë muaj prindër për herë të tretë, dhe kjo mund të jetë dalja e fundit publike e Kate shtatzënë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë