Ditët e Akademisë

Ditët e Akademisë

Muaji maj ka qenë një periudhë e ngjeshur me veprimtari shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare në Akademinë e Shkencave.

Reforma e thellë që u krye në këtë institucion ka filluar të duket dhe, aktualisht, ky institucion po kthehet me shpejtësi në qendrën kryesore të kërkimit shkencor duke nxitur veprimtari dhe kërkime të njëmendta në fushat kryesore të dijes dhe tw ekonomisw. Krijimi i njësive kërkimore-shkencore që filloi me NANO-ALB-in u pasua edhe me të tjera. Një ndër to, përkatësisht Njësia e Biogjenetikës më 20 maj 2021 zhvilloi Konferencëm e parë shkencore ndërkombëtare “Bioteknologjia dhe gjenetika, zhvillimet dhe sfidat e së ardhmes”, organizuar nën kujdesin e akad. prof. dr. Skënder Gjinushit, kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Kjo konferencë u moderua nga akad. Ilia Mikerezi dhe prof. Anila Hoda.

Konferenca i nisi punimet në sallën “Aleks Buda” të Akademisë së Shkencave me prani fizike dhe on-line, ku u përfshinë mbi 200 kontribuues dhe morën pjesë rreth 70 referues nga Shqipëria, Austria, Egjipti, Franca, Holanda, Gjermania, Libani, Emiratet e Bashkuara Arabe, Greqia, Kosova, Maqedonia, Italia.

Ngritja e kësaj njësie, një përvojë e re në praktikën e funksionimit të ASH-së, e mundësuar në bazë të ligjit të ri, tregoi në këtë hark kohor efikasitetin, ashtu si dhe simotrat e saj: njësia e nanoteknologjisë e quajtur NANO-ALB, njësia e gjeofizikës e sizmologjisë apo ajo e inteligjencës artificiale. Nëpërmjet saj, ASH-ja ka mundur t’iu përgjigjet si problemeve akute që dolën e dalin para shkencës e institucioneve shëndetësore, siç ishin e janë shumë problematika e pikëpyetje që lidhen me pandeminë e shkaktuar nga Covid-19, ashtu edhe problemeve të perspektivës, që lidhen me zhvillimin e shkencës së bioteknologjisë dhe të gjenetikës në tërësi. ASH-ja ka për detyrë të nxisë, programojë, rekomandojë e propozojë pranë instancave përkatëse nevojën për të forcuar bashkëpunimin, financimin, mbështetjen me infrastrukturë të kërkimit shkencor në fushat kryesore të shkencës e dijes, veçanërisht të atyre që cilësohen si shkencat e së ardhmes e ndër to, pa dyshim, një vend parësor zë bioteknologjia, shkencë e cila lidhet drejtpërsëdrejti me përmirësimin e mirëqenies njerëzore, të florës e faunës në tërësi, me mbrojtjen e shëndetit e të cilësisë së jetës e deri me mbijetesën siç është rasti i pandemive.

Siç dihet, pranë saj është bashkuar edhe ish-laboratori i imunologjisë, që sigurisht ndihmon në realizimin e disa projekteve, që lidhen me çështje të imunitetit të fituar ndaj Covid-19, nëpërmjet rënies në kontakt me virusin në mënyrë natyrale apo vaksinimit nga vaksina të ndryshme

Konferenca e parë ndërkombëtare për mbrojtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të mjediseve ujore
Zërit të shoqërisë civile për mbrojtjen e pasurive ujore, siç është ajo për mbrojtjen e Vjosës, fjala vjen, i shtohet edhe kontributi i veprimtarëve shkencorë. Akademia e Shkencave organizoi po në muajin maj “Konferencën e parë ndërkombëtare për mbrojtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të mjediseve ujore”, ku morën pjesën mbi 200 kontribuues nga 56 institucione nga Shqipëria dhe bota. Në dy ditët e mbajtjes së konferencës u lexuan rreth 68 kumtesa nga akademikë e profesorë, ekspertë të zhvillimit të qëndrueshëm të pasurive ujore dhe të burimeve jetësore që lidhen me to; përfaqësues të Projektit GEF-Adriatic, partnerë të organizimit të kësaj veprimtarie, pjesëmarrës nga Franca, Kroacia, Turqia e Rumania, India, Izraeli, Spanja, Algjeria, si dhe nga fqinjët tanë Kosova, Mali i Zi, Italia e Greqia etj. Dita e parë e konferencës, më 17 maj u çel nga prof.Ariola Bacu, Kryetare e Komitetit Organizues të konferencës, e cila moderoi seancën plenare duke ia dhënë fjalën pershëndetëse akad. Skënder Gjinushit, Kryetar i Akademisë së Shkencave, z. Blendi Klosi, Ministër i Turizmit dhe Mjedisit; z. Munis Dundar, President i Shoqatës Europiane të Rrjetit Tematik të Bioteknologjisë; znj. Tatjana Hema, koordinatore e Planit Mesdhetar të Veprimit të Programit Mjedisor të Kombeve të Bashkuara; znj. Mariana Golumbeanu, përfaqësuese e Shoqatës Mjedisore të Ballkanit; znj. Marlen Vaskez, zëvëndeskryetare e Programit COST Action Ocean for Biotech. Përgjatë dy ditëve të konferencës u prezantuan studimet dhe kërkimet për ekologjinë detare dhe të ujërave të ëmbla; flora ujore, fauna, mikrobioma dhe ndërveprimet midis tyre, ekosistemet lumore- detare dhe bregdetare, legjislacioni në lidhje me monitorimin dhe menaxhimin e ndotjes së ujerave, ndryshimet e klimës, mbrojtja e qëndrueshme e mjediseve ujore, menaxhimi i zonave të mbrojtura ujore; legjislacioni aktual mbi ujerat dhe boshllëqet, rreziqet bregdetare dhe skemat mbrojtëse duke përdorur jo vetëm teknologjinë, por edhe duke zhvilluar informacionet dhe ndërgjegjësimin për planifikim dhe hartim të strategjive adaptive, vlerësimi i statusit ekologjik dhe vlerësimi paraprak i planifikimit hapësinor detar në zona të ndryshme të vendit dhe në Mesdhe.

U trajtuan çështje për planifikimin rregullator të përdorimit të tokës dhe strategjitë e lagunës bregdetare dhe zonave delta në Shqipëri; përcaktimi i specieve që gjenden në to, masat e rimëkëmbjes, shumimi i tyre, si dhe tema të menaxhimit të integruar të zonës bregdetare nga të gjitha palët e interesuara në hapësira të ndryshme si një “qasje në të gjithë rajonin”, siç është plani i ruajtjes brenda pellgut të Adriatikut dhe detit Mesdhe etj.

Në mbyllje të punimeve përshëndeti Dr. Zamir Dedej, drejtor në Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Ministria e Mjedisit të Shqipërisë. Pasi falënderoi pjesëmarrësit për konkluzionet dhe rezultatet interesante në studimet e tyre, ai theksoi se politikat qeverisëse duhet që të krijojnë kushte për mbrojtjen e mjedisit të ujërave, duke bërë punë më konkrete, ndërkohë që ndihet nevoja për një përgatitje më të plotë të kornizës ligjore dhe dokumenteve të politikave strategjike, siç është ruajtja e natyrës dhe zonat e mbrojtura, si dhe cilësia e ujërave sipërfaqësore. Të bëhen studime për ndotjen e ujit të pijshëm, që përbën ende rrezikun më të rëndësishëm për shëndetin publik edhe në vendet e industrializuara, dhe të bëhen përpjekje drejt statusit të mirë të mjedisit, tha Dr.Zamir Dedej.

Ai theksoi më tej se del në pah nevoja e një monitorimi të vazhdueshëm që lidhet si me pjesën financiare edhe institucionet në pjesën shqiptare për të mbështetur vizitorët dhe perthithjen e fondeve për mbrojtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të mjediseve ujore.

Dr. Ferdinand Bego theksoi nevojën e monitorimit të ndotësve në zonën bregdetare shqiptare dhe për një informacion të saktë për kontrollin e tyre, siç kërkohet nga ndërkombëtarët në marrëveshjet për zonën e përgjithshme mesdhetare. Që të ruhet dhe mbrohet biodiversiteti i tyre kërkohet vazhdimisht vlerësimi i cilësisë dhe specialistët duhet të mësojnë të dhënat shkencore, të cilat duhet të jenë më efikase në dobi të programeve të ruajtjes dhe menaxhimin e jetës së egër, tha Dr. Bego.

 

Me këto veprimtari të fundit plotësohet një boshlllëk që ishte krijuar vite më parë. Vendimmarrja e ekzekutivit nuk mund të mbështetet më në prioritete që dëmtojnë mjedisin dhe ujërat. Akademia e Shkencave dhe Njësitë Kërkimore të saj, konkluzionet e këtyre arritjeve do t’i paraqesin si një kuadër ligjor të detyrueshëm në mënyrë që mbrojtja e mjedisit dhe e ujërave e pasurive të tjera natyrore të mos jetë vetëm në vullnetin politik, por të mbrohet me ligj.

Ndërkaq, muaji maj ishte edhe 175 – vjetori i lindjes së poetit tonë kombëtar, Naim Frashërit. Akademia e Shkencave e shfytëzoi këtë përvjetor për të organizuar një konferencë shkencore në

Universitetin “E. Çabej” të Gjirkoastrës dhe me këtë rast nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me këtë unversitet dhe me atë të Vlorë, të cilëve iu dhuruan nga ASH-ja edhe një sasi e madhe librash.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja