Ditët e fundit në detyrë, Ministrja e Jashtme falënderon Sorecën: Mirënjohje për gjithçka keni bërë për integrimin e Shqipërisë në BE

Ditët e fundit në detyrë, Ministrja e Jashtme falënderon Sorecën: Mirënjohje për gjithçka keni bërë për integrimin e Shqipërisë në BE

Ambasadori Luigi Soreca

TIRANË- Në ditët e fundit të tij si ambasador i Bashkimit Europain në Shqipëri, Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka i ka shprehur Luigi Sorecës mirënjohjen për gjithçka që ai ka bërë në kuadër të procesit të integrimit Europian të vendit tonë në BE.

Përmes një postimi në ‘Twitter’, Xhaçka i ka uruar Sorecës suksese në detyrën e re. Ministrja ka pasur edhe një falënderim e ka pasur edhe për mbështetjen e BE për vendin tonë gjatë pandemisë dhe ndihmës për tërmetin tragjik të 26 nëntorit 2019.

 “Faleminderit i dashur Lui për gjithçka që keni bërë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Por mbi të gjitha faleminderit që keni qenë një mik i mirë i Shqipërisë. Puna juaj e palodhur pas tërmetit dhe gjatë pandemisë do të kujtohet me mirënjohje të pamasë. Të uroj më të mirat në pozicionin tënd të ri”, shkruan Xhaçka.

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri Luigi Soreca do të marrë një pozicion të ri të rëndësishëm në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS) pas emërimit të tij nga Përfaqësuesi i Lartë/Zëvendës Presidenti i Komisionit Evropian Josep Borrell si i Dërguari i tij i Posaçëm për Migracionin e Jashtëm, me gradën Ambasador. Lajmi konfirmohet nga Delegacioni i Bashkimit Evropian.

Në kontekstin e agresionit rus në Ukrainë dhe situatës akute me zhvendosje masive të njerëzve që largohen nga Ukraina, ambasadori Soreca do t'i bashkohet ekipit të Përfaqësuesit të Lartë Borrell në EEAS në Bruksel që nga 1 prilli 2022.

Pozicioni i ri vjen si një vlerësim për punën e tij të suksesshme në Shqipëri si Shef i Delegacionit të Bashkimit Evropian që nga shtatori 2018 dhe bazohet në përvojën e tij shumëvjeçare në çështjet e migracionit dhe sigurisë. Gjatë krizës së migracionit në verën e vitit 2016, Ambasadori Soreca shërbeu edhe si i Dërguar i Posaçëm i Komisionit Evropian në Itali për nisjen e procesit të zhvendosjes së refugjatëve.

Ky emërim i Sorecës vjen disa muaj përpara, pasi ishte parashikuar të ikte në korrik, por situata e krijuar nga refugjatët ukrainas ka bërë që të përshpejtohet lëvizja. Emërim i Sorecës në detyrën e re vjen pa u emëruar ende zëvendësuesi i tij nga BE në Tiranë. Për shkak të situatës së krijuar është kërkuar që të lëvizë përpara kohe.  

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Zelensky: Nuk kemi forca për të rimarrë Krimenë dhe Donbasin! Rusia: Të hapur ndaj propozimeve nga i dërguari i Trump

Zelensky: Nuk kemi forca për të rimarrë Krimenë dhe Donbasin! Rusia: Të hapur ndaj propozimeve nga i dërguari i Trump