Ekspozita ‘Ditët e Mios’, 23 piktorë ndërkombëtar frymëzohen me ngjyrat e Korçës

Mjeshtrit e telajos të frymëzuar nga ngjyrat dhe pamjet piktoreske të Korçës e rrethinave, sollën një ekspozitë të veçantë me krijimtarinë e tyre.

Kolonia e pikturave “Ditët e Mios” çeli edicionin e saj të 11-të mbrëmjen e së hënës në hollin e  teatrit “Andon Zako Cajupi”

Për 4 ditë me rradhë 23 artistë pjesëmarrës do të do të hedhin në telajo ngjyrat e vjeshtës në lindje të vendit

Sot e çelëm këtë koloni me një ekspozitë për të njohur publikun me veprat më të mira sepse fondi prej 11 vitesh ka një fond të pasur të galerisë për t’i njohur dhe artistët e tjerë me disa nga veprat më të mira të kolonisë ndër vite. Ne edhe këtë vit kemi munduar t’ia dalim pasi kemi sjellë piktorë nga Polonia, Bullgaria, Turqia, Greqi, Kosova dhe Shqipëria. Ata qëndrojnë për 4 ditë në Shqipëri dhe në 28 tetor ato çelin ekspozitën e tyre me punët që ata kanë bërë”, Blerta Belliu, Drejtore e Qendrës Kulturore “Vangjush Mio”.

Ekspozitës nuk i munguan  pikturat e artistëve ndër vite me peizazhe nga vendet më frymëzuese të të mjeshtrit të madhit Vangjush Mio.

Ekspozita "Ditet e Mios ", kolonia ndërkombëtare e Arteve figurative  vjen për të 11-tin vit radhazi në qytetin e Korçës e do të vazhdojë  deri më 28 tetor, ku ndalesa e radhës do të jenë vendet turistike Dardha dhe  Vithkuqi.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?