Ditët konsullore në Dublin, Ministri Hasani: Rreth 2 mijë shërbime për shtetasit shqiptarë në Greqi e Irlandë

Ditët konsullore në Dublin, Ministri Hasani: Rreth 2 mijë shërbime për shtetasit shqiptarë në Greqi e Irlandë

Kanë përfunduar me sukses ditët konsullore në Dublin, një nismë e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, për t’i ardhur në ndihmë shtetasve shqiptarë që jetojnë e punojnë në Irlandë.

Lajmi u bë i ditur nga ministri i Jashtëm Igli Hasani, me një postim në rrjetet sociale, i cili shkruan se ditët konsullore janë pjesë e projektit “Ishujt”, të zbatuar në Greqi e Irlandë në periudhën prill – qershor 2024, gjatë të cilit u ofruan rreth 2 mijë shërbime konsullore për shtetasit shqiptarë që banojnë në këto dy shtete.

““Ishujt” aplikohet për të tretin vit rradhazi duke lehtësuar ndjeshëm shërbimin, përmes shkurtimit të kohës dhe dokumentacionit, për të gjithë ata shtetas që aplikojnë për dokumente identifikimi apo shërbime të tjera konsullore”, shkruan ministri.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Berat/ Shpërthen bombula e gazit në një banesë në lagjen 'Mangalem', një grua mbetet e lënduar në dorë

Berat/ Shpërthen bombula e gazit në një banesë në lagjen 'Mangalem', një grua mbetet e lënduar në dorë