Shqipëria dhe Rumania hedhin hapin e parë për njohjen reciproke të pensioneve. Gjatë vizitës zyrtare në Rumani, ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani dhe ministrja për Punën dhe Mbrojtjen Sociale, Brucura Oprescu nënshkruan ‘Marrëveshjen administrative për zbatimin e marrëveshjes së sigurimeve shoqërore”.
Kjo marrëveshje do të garantojë qytetarët e të dy vendeve të përfitojnë nga kontributet e tyre dhe të marrin pensionet. Sipas ministrisë së Jashtme janë rreth 700 qytetarë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Rumani që përfitojnë nga kjo marrëveshje. Ndërkohë të dy vendet po punojnë për të finalizuar marrëveshjet në fushën e arsimit dhe kulturës.
Në takimin që patim me homologen rumune, Luminita Odobescu, ministry Hasani vlerësoi mbështetjen e Rumanisë në rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, teksa vuri theksin tek nevoja për përshpejtimin e procesit të integrimit për rajonin e ballkanit.
“Rumania do të vazhdojë të jetë një mbështetëse e parezervë e procesit tonë të integrimit në BE, jo vetëm politikisht, por edhe me ekspertizë teknike, duke përcjellë përvojën rumune. Plani i Veprimit për Bashkëpunimin për dy vitet e ardhshme parashikon Integrimin Evropian si një nga fushat më të rëndësishme të bashkëpunimit dypalësh”, tha kryediplomati shqiptar.
Gjatë konferencës për shtyp Ministri Hasani vlerësoi rolin e komunitetit shqiptar në Rumani dhe të minoritetit arumun që jeton në vendin tonë, si elementë të rëndësishëm në marrëdhëniet mes dy vendeve. Dy homologët Hasani dhe Odobescu nënshkruan edhe Memorandumin e Mirëkuptimit në fushën e trajnimeve diplomatike.
Në të njëjtën kohë, po punohet për të finalizuar marrëveshjet në fushën e arsimit dhe kulturës, ndërkohë që mes dy vendeve është rritur ndjeshëm numri i turistëve.
Falë fluturimeve direkt Tiranë-Bukuresht dhe anasjelltas, gjatë vitit 2023, numri i turistëve rumunë në Shqipërisë u rrit me 62%, ndërsa vetëm gjatë periudhës janar-maj 2024 kjo shifër arriti në 172%.
S.B/S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
51%
-
Jo
45.7%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 5489
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kuvend/ Berisha bëhet ‘lëmsh’, i duket Gjylameti si Xhaçka! Burri i Blerinës s’u thirr kurrë në SPAK! Replikon deputetja e PS-së: Më shkarkove nënën e babain nga puna në një ditë
13 Shkurt, 12:48
-
Ministri Hasani mikpret homologen nga Lihtenshtajni: Intensifikojmë bashkëpunimin ekonomik e tregtar mes dy vendeve
12 Shkurt, 15:29
-
Hasani në takimin e Nivelit të Lartë të Grupit ‘Miqtë e Ballkanit Perëndimor’ në Romë: Shqipëria, angazhim të palëkundur për stabilitetin rajonal dhe integrimin në BE
10 Shkurt, 19:33
-
Rreth 100 studentë nga Shqipëria marrin pjesë në një 'Audiencë të Përgjithshme' të Papa Françeskut në Vatikan, të pranishëm edhe ministrat Hasani e Manastirliu
5 Shkurt, 15:25
-
Niset Kontingjenti I i FA në operacionin e BE në Bosnje-Hercegovinë, Vengu: 500 trupa shqiptare në misionet jashtë vendit
4 Shkurt, 12:15
-
Poloni/ 80-vjetorit të Çlirimit të kampit Aushvic, ministri Hasani: Trashëgimia shqiptare e vetëmohimit do të na frymëzojë gjithmonë për të luftuar në anën e drejtë të historisë
27 Janar, 18:59
-
Dita Ndërkombëtare e Holokaustit, Hasani: Nuk do të harrojmë, të mësojmë nga historia! Të përballemi me antisemitizmin në rritje, humanizëm dhe paqe
27 Janar, 09:10
-
Dy shqiptarë shpallen non-grata nga Serbia: Sulm i paprecedentë, s'na dhanë asnjë shpjegim! Hasani i kërkon llogari ambasadorit: Rishikoni vendimin
23 Janar, 18:50
-
Inaugurohet ambasada shqiptare në Ukrainë, Hasani: Urë për bashkëpunimin afatgjatë midis dy vendeve! Bashkë për një të ardhme në paqe
18 Janar, 13:52
-
Ministri Hasani në Kiev, takon presidentin Zelensky: Riafirmojnë angazhimin tonë për një partneritet të fortë
18 Janar, 08:32
-
Ministri Igli Hasani viziton Kievin: Mbështetje e palëkundur e Shqipërisë për sovranitetin e Ukrainës! Forcim i bashkëpunimit mes dy vendeve
17 Janar, 14:31
-
Reduktohet në 15 ditë koha e nevojshme për pajisjen me dokumenta biometrikë për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit
14 Janar, 15:14
Rumania nuk na mbeshtet per ne BE por e ben per aparence. E ka mendjen te zhvate ndonje gje nga Shqiperia ashtu sic beri ne Kongerencen e ambasadoreve ne Londer ne 1912 ku kerkoi zyrtarsht krahinen e Myzeqese. Ka enderr te dale ne Adriatik.
Përgjigju