Një 25-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Divjakë pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj babait të tij. Sipas policisë Sajmir Xh, banues në fshatin Çermë Sektor, Divjakë, u arrestua në flagrancë në banesën e tij pasi dhunonte të atin, 81-vjeçarin me inicialet M.Xh.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale "Dhunë në familje".

Njoftimi i plotë i policisë:

Divjakë/ Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, arrestuan në flagrancë shtetasin:

-Sajmir Xh., 25 vjeç, banues në fshatin Çermë Sektor, Divjakë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij, shtetasit M.Xh, 81 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale "Dhunë në familje" parashikuar nga Neni 130/a/4 i Kodit Penal.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com