DIVJAKË- Një 63-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është përplasur nga një motorrkorrëse teksa po udhëtonte me motorin e tij.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Grabjan, ku K.Q, 63 vjeç, banues në fshatin Kashtëbardhë të Lushnjes, është përplasur me motorkorrësen që drejtohej nga shtetasi B.Z..
61- vjeçari me banim në Grabjan është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje, ku po kryhen veprimet proceduriale.
Sipas policisë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Komento