Banorët e Divjakës kanë dalë sërish sot për të 22-tën ditë në protestë, për të kundërshtuar propozimin e PS për hartën e re territoriale, ku parashikohet shkrirja e bashkisë së Divjakës me atë të Lushnjës.
Pavarësisht numrit të ulët, protestuesit kanë ripërsëritur kërkesat e tyre, ku kanë kërkuar nga sheshi para Bashkisë që institucioni të mos shkrihet, siç e parashikon projekti i Reformën Administrative.
Ndër të tjera folësit që morën fjalën kërkuan mbështetje më të madhe nga ana e banorëve dhe qytetarëve të Divjakës që kauza e tyre të mos dështojë.
Protestuesit kanë bërë madje thirrje që Arbjan Mazniku të shpallet non grata për Divjakën. Ata gjithashtu kanë ironizuar deputetin socialist Erion Braçe, që sipas tyre dikur fliste vetëm për Divjakën, ndërsa sot hesht.
Edhe dita e 22 e protestës qytetare në Divjakë u mbyll me marshimin në rrugët e qytetit, ku u tregua edhe qytetari, teksa në një moment protestuesit i hapën rrugën ambulancës që transportonte një të sëmurë.









Komente
Komento