Dy persona kanë humbur jetën sot në Vlorë dhe në Divjakë. Në Zvërnec ka humbur jetën një i moshuar, ndërsa në Divjakë një 40-vjeçar.
Në Divjakë paraditen e sotme në vendin e quajtur "Ura me Dërrasa" një 40-vjeçar u mbyt pasi ndërhyri për të shpëtuar vajzën 7-vjeçe.
Sipas pushuesve, Eleonor Boci u fut në thellësi së bashku me vajzën e tij në një zonë ku ndodhet një kanal i thellë ku dalin varkat e peshkimit.
Në një moment 7-vjeçaren e mori rrjedha, ndërsa babai ndërhyri për të shpëtuar vajzën, por vetë nuk ia doli.
Peshkatarët që ishin pranë nxorën vajzën në breg, ndërsa më pas u futën për të nxjerrë babanë e saj, por ishte tepër vonë.
Atak kardiak, ndërron jetë 82-vjeçari në Vlorë
Ndërsa në Vlorë, një i moshuari 82-vjeç është gjetur i pajetë në breg në plazhin e Zvernecit.
Trupi i përket 82-vjeçarit me inicialet Z.I. nga Fieri, ndërsa u pikas nga pushuesit pranë zonës, të cilët lajmëruan menjëherë policinë.
Nga ekspertiza mjeko - ligjore rezulton se ai ka pësuar infarkt, gjatë kohës që po pushonte, pasi kishte probleme me zemrën.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO