Divorc te noteri, Saliaj për Report TV: E kanë edhe vendet e BE, ul ngarkesën në gjykatë, më pak shpenzime dhe kohë e humbur për qytetarët

TIRANË- Divorci i çifteve tek noteri do ishte një risi për vendin tonë, por jo për vendet e Bashkimit Europian. Noterja Elona Saliaj në një intervistë për Report Tv ka dhënë detaje nga propozimi i saj që ndarja të bëhet me akte të thjeshta noteriale dhe jo me procese burokratike në gjykatë. Ajo tha se të paktën katër vende të Bashkimit Europian e zbatojnë ndarjen te noteri.

Në intervistën e dhënë për gazetarin Arsen Rusta, Saliaj shprehet se divorci tek noteri duhet të bëhet vetëm në rastet kur ka dakordësi mes çiftit, pasi kur ka konflikte, apo nuk janë dakord për kujdestarinë e fëmijës duhet t’i drejtohen gjykatës.

Sipas saj, qytetarët nuk kanë përse të humbin kohë, apo të shpenzojnë shuëm para, kur kanë rënë dakord për t’u ndarë.

Më herët Saliaj publikoi propozimin e saj, e cila argumenton se për këtë nismë është nxitur edhe nga ristrukturimet e sistemit të drejtësisë që po bëhen së fundmi në vendin tonë, me një hartë të re gjyqësore.

Intervista e plotë me Elona Saliaj, drejtuesja e Qendrës së Trajnimit të Noterëve

Keni propozuar divorc te noteri, çfarë ndryshon nga divorci në gjykatë?

Elona Saliaj: Ajo ç’ka kemi propozuar është një projekt marrëveshje që bëhet te noteri kur bashkëshortët kanë pëlqim reciprok, por ligji aktualisht e ka që do duhet miratuar në gjykatë. Ajo ç’ka kemi propozuar, Fakti që ka një marrëveshje do duhet që kjo marrëveshje të regjistrohet në gjendje civile dhe të përshpejtohet procedura, ul kostot, shpenzimet dhe makthin e dy bashkëshortëve që nuk duan të jetojnë sëbashku.

Për sa mund të ndahet një çift nëse vendosin të mos jetojnë më bashkërisht?

Elona Saliaj: Nëse ekziston vullneti, nëse ka konflikt shërben gjykata dhe është e pavëzvëndësueshme, në momentin kur nuk ka konflikt, ata mund të arrijnë një marrëveshje të shkruar dhe përcaktojnë zgjidhjen e martesës, mund të bëhet për një ditë, nuk ka afate të tejzgjatura. Flasim këtu edhe për rastet e emigrantëve, të cilët sa herë që vijën dhe duan të zgjidhin martesën, përcaktojnë një avokat, marrëveshjen, prokurën dhe kostot rriten. Natyrisht presin edhe me ditë të tëra. Çfarë sjell kjo në fakt? Fakti që gjatë kohës që presin të divorcohen nuk blejnë dot një pronë në emrin e tyre sepse do duhet të regjistrohen në bashkëpronësi të të dy bashkëshortëve sepse vazhdon bashkësia ligjore. Ose në rastet kur duan të marrin një kredi personale, nuk mund ta bëjnë sepse do duhet bashkredimarrës dhe bashkëshorti tjetër, ndërkohë ato janë në procedura divorci. Për të shmangur këto problematika të panevojshme do duhet të mos ketë një shtesë akoma më tepër për gjykatën por të thjeshtohen procedurat dhe shteti tua japë këtë mundësi qytetar që ta zgjidhin martesën me konsensus.

Në cilat vende aplikohet dhe a ka qenë e suksesshme apo është një ide që ka nevojë për t’u testuar?

Elona Saliaj: Në vendet e tjera ekziston një marrëveshje e tillë. Janë rastet e Francës, Greqisë, Rumania, Estonia, vende që kanë praktikuar dhe e kanë lehtësuar. Këta na e sjellin si risi emigrantët që thonë si ka mundësi që në Shqipëri ka kaq shumë procedura burokratike, ta themi se gjykata është për zgjidhjen e një konflikti, nuk është për konfirmimin e një marrëveshje apo vullnetit të palëve.

Grupi i noterëve është propozues, keni patur një konsultim me Ministrinë e Drejtësisë apo aktorët e tjerë. E përkrahin këtë nismë apo janë konservatorë duke mbetur te standardi i gjykatës?

Elona Saliaj: Ka qenë një nismë e nisur nga një studim personal dhe pastaj natyrisht që me grupet e interesit dhe noterët është diskutuar në trajnimet që kemi organizuar. Me ministrinë nuk është konsultuar, nuk është një draft ligj, por një ide që duhet ët shikohet nga gjithë faktorët e drejtësisë për t’u përfshirë të gjithë dhe për ta parë si një nismë pozitive në shërbim të gjithë qytetarëve por edhe në lehtësim të kostove të tyre dhe kohës mbi të gjitha.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • $$$$$$$: 11/07/2022 20:32

    O popull kini kujdes nga dashuria e kurvave...edhe miqesin e policave mos e pranoni kurr

    Përgjigju
  • Qytetar: 11/07/2022 15:10

    Nese te dy bashkeshortet jane juriste kjo do kursente kohe. Per 99% te rasteve, kur as njeri as tjetri nuk i dine te drejtat qe u jep ligji, kjo le vend per shume abuzime. Gjykata ne fund te fundit ka detyre te mbroje dhe informoje palen me te dobet. Nga ta dije nje grua me 8 klase shkolle nese eshte ne interesin e saj te ndahet me mirekuptim. Po sikur zgjedhja e rene dakort mes prinderve te mos jete ne intteresin e femijeve? A nuk duhet nje gjykates per te bere nje konstatim te tille?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së presidentit

Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së presidentit