Propozimi/ Divorcet me dakordësi të çiftit të bëhen te noteri

TIRANË- Noterët kanë hartuar një draft ku propozojnë që divorcet kur ka dakordësi mes çiftit të mos përfundojnë në gjykatë, por të bëhen me akte të thjeshta noteriale. Iniciativa është marrë nga drejtuesja e qendrës së trajnimit, noterja Elona Saliaj, e cila argumenton se për këtë nismë është nxitur nga numri i lartë i stokut të dosjeve në gjykata, por edhe ristrukturimit të sistemit të drejtësisë që po bëhet së fundmi në vendin tonë, me një hartë të re gjyqësore. Për këtë propozim, thuhet se është marrë shembull nga vende të tjera përfshirë Greqinë, Spanjën, Letoni, Rumani ku zgjidhja e martesës bëhet te noteri.

"Nëse bashkëshortët kanë rënë dakord për zgjidhjen e martesës, duhet të bëhet një akt noterial dhe të depozitohet në gjendjen civile. Nëse ata bien dakord që fëmijët tu lihen për rritje dhe edukim njërit prind dhe detyrimi ushqimor prindit tjetër, atëherë të caktohet nga noteri një psikolog dhe pasi të merret raporti i përgatitur prej tij, ti bashkëlidhet aktit përkatës. Natyrisht që në çdo kohë nëse prindi tjetër nuk është dakord me këtë mënyrë mund të kërkojë në gjykatë në çdo kohë heqjen e përgjegjësisë prindërore", thuhet në draft propozim.

Në projekt marrëveshjen e noterizuar vihet theksi që një divorc në Gjykatë merr shumë kohë që shkon nga 28 ditë në 207 ditë,  gjë që mund të nxisë edhe konflikte mes familjeve, pasi palët nuk mund të marrin asnjë vendim si marrja e një kredie, blerja e një pasurie në emër personal.

"Nga analiza e një sërë vendimesh gjyqësore ka rezultuar se kohëzgjatja e një procesi gjyqësor civil familjar për zgjidhjen e martesës me pëlqim reciprok varion nga 28 ditë në 207 ditë, me një mesatare prej 108 ditë/çështje, pra një periudhë kjo më tepër sesa 3 muaj, pa përfshirë këtu periudhën  që vendimi të marrë formë të prerë. Vonesa të tilla shtojnë edhe konfliktet brenda familjes dhe pengojnë edhe zhvillimin ekonomik sepse asnjë nga bashkëshortët nuk mund të blejë një pasuri në emrin e tij vetjak sepse hyn edhe bashkëshorti, nuk merr dot një kredi individuale sepse shënohet bashkë-kredimarrës dhe dorëzanës bashkëshorti, etj", vijon propozimi.

Në fund renditen edhe të mirat që mund të sjellë ky propozim, që vijnë që nga ulja e kostove për qytetarët apo edhe ulja e volumit të punës së gjykatave.

"Kjo ka sjellë rezultate shume të mira edhe në uljen e volumit të punës së gjykatave, në uljen e kostove të qytetarëve por edhe në saktësinë e dokumentacionit dhe të përgjegjshmërisë tashmë që kanë noterët në lidhje me lëshimin e dëshmisë së trashëgimisë, ku janë më të kujdesshëm dhe më të përgjegjshëm edhe në rastet e cënimit të rezervës ligjore, përfshirjes së trashëgimtareve, kontrollit nëse ka testamente të hartuara gjatë gjallërisë së trashëgimlënësit, etj", përfundon drafti.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'