Ish-zëri i kryeministrisë njëherësh dhe ish- Miss Fotozhenia në konkursin e bukurisë Miss Albania, Juela Meçani, ka vendosur të divorcohet nga bashkëshorti i saj, Dritan Haxhiraj. Vendimi për ndarjen e çiftit është marë nga gjykata e Tiranës në datën 5 qershor të këtij viti në të cilën thuhet se gjykata vendos të “Zgjidhë martesës ligjore pa faj midis paditëses Juela Meçani dhe të paditurit Dritan Haxhiraj. Ushtrimin e përgjegjësisë prindërore mbi fëmijën N. Haxhiaj i datëlindjes 18.01.2005, nga paditësja Juela Meçani. Të drejtën e të paditurit Dritan Haxhiraj të takohet me fëmijën e tij N. Haxhiraj nga data 1 gusht deri më datën 30 gusht të çdo viti kalendarik, si dhe për pushime dimërore në periudhën kohore nga data 24 dhjetor deri më datë 30 dhjetor të çdo viti kalendarik. Detyrimin e palës së paditur Dritan Haxhiraj të paguajë për fëmijën e tij N. Haxhiraj një detyrim ushqimor në masën 15.000 lekë. Ky detyrim fillon nga data e ngritjes së padisë, datë 23.11.2011. Aktualisht, Juela Meçani është këshilltare politike, në Ministrinë e Punës Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabartave. 

SU/ Shqiptarja.com