Avokati i Princ lekës duke folur për procesin e divorcit mes tij dhe Elia Zaharisë tregoi edhe se çfarë do të ndodhë me vajzën 3-vjeçare. Avokati Aranit Roshi thotë për Report Tv se Princ Leka nuk ka ngritur pretendime për kujdestarinë e vajzës. Ai thekson se pasi janë konsultuar me ekspertë të fushës kanë gjykuar që për moshën që aktualisht ka vajza do ishte më e përshtatshme të qëndrojë me nënën Elia Zaharia.
"E kemi sqaruar, është konsultuar me ekspertë të fushës së psikologjisë, kemi menduar që sa i përket moshës është më e përshtatshme të rrijë me nënën. Do ketë takime të shpeshta dhe të jetë sa më pranë vajzës në përditshmëri, tha avokati për Report Tv.
Princi duke qenë se nuk jeton në Pallatin Mbretëror, bën vizita të shpeshta për të takuar vajzën, ndërsa dje u përball edhe me situatën që u sulmua fizikisht nga ish-bashkëshortja dhe babai i saj.
“Ai vetë ka zgjedhor që për aq kohë që të finalizohet divorci të mos jetë i pranishëm në banesë, bën vizita të rregullta për të pasur kontakte me vajzën, për ta ekspozuar vajzën sa më pak të jetë e mundur ndaj efekteve të divorcit. Në këtë vazhdë ka qenë edhe vizita e djeshme. Ka qenë i pranishëm, dhe ka pasur një komunikim aspak të këndshëm me një dhunë verbale me ish vjehrrin dhe më pas ka degraduar në dhunë fizike”, tha Roshi.
Avokati thotë se nuk ka pasur më parë raste dhune.
Gazetari Denis Minga: Pse e filmoi?
Avokati Roshi: Çdo njeri që bëhet subjekt i dhunë duhet ta dokumentojë dhunën. Marrëdhënia mes Elias dhe Princit ka qenë shumë qytetare deri sot, ka qenë një marrëdhënie shumë korrekte. Nuk ka pasur dhunë të mëparshme. Ky është një rast për të ardhur keq që ndodhi. Kësaj dhune i është bashkuar edhe Elia, mendoj që duhej të ishte distancuar.
Lajmi kryesor:
Avokati i Princ Lekës për Report Tv: Pas divorcit do kthehet në Pallatin Mbretëror, një pjesë të pasurisë do ia kalojë Elias dhe vajzës! Ja si ndodhi sulmi fizik
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.1%
-
Të gabuar
68.4%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 2871
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Princesha me 2 ditëlindje! Video nga festa për Geraldinën në mbretërinë e Frozën
27 Tetor, 13:14
-
‘Sa mirë që u çlirove, ti je princesha jonë’, Elia Zaharia poston në Instagram, pak ditë pasi Princ Leka zyrtarizoi lidhjen e re
28 Shtator, 19:16
-
FOTO/ Princ Leka me partneren e re Blertën në darkën gala në SHBA (FOTO)
23 Shtator, 12:36
-
Leka Zogu e Elia Zaharia zyrtarisht të divorcuar! Marrëveshja për zgjidhjen martesës: Ja kur aktorja lë Pallatin Mbretëror! Kushti për të jetuar në apartamentin prapa ish hotel Dajtit
8 Maj, 11:35
-
FOTO/ Princi Leka i prezanton partneres së re vajzën, vogëlushja shihet në shoqërinë e fotografes
1 Maj, 12:06
-
Dashuri në moshën 70-vjeçare, Alfred Trebicka si protagonist i “Para perëndimit”: Liria e individit triumfon!
13 Prill, 11:47
-
Dhuna në Oborrin Mbretëror, Leka dhe Elia Zaharia 6 muaj urdhërmbrojtje ndaj njëri-tjetrit! Princi takon vajzën në prani të dados
27 Mars, 14:22
-
Pas sherrit e divorcit, Princ Leka feston ditëlindjen me të bijën: I bekuar me dashurinë e shpirtit të saj
26 Mars, 20:41
-
Dhuna/ Leka urdhër mbrojtje 1 vit nga ish-vjehrri! Gjergj Zaharisë i ndalohet të shkelë në Pallatin Mbretëror, do qëndrojë 100 m larg Princit
21 Mars, 11:47
-
Divorci/ Elia Zaharia shfaqet ‘shik’ në gjykatë, mungon Leka! Shtyhet seanca, avokati Roshi për Report Tv: Princi jashtë Tirane, do ndahen
18 Mars, 11:11
-
Mbesa e Uran Butkës denoncon për ngacmim seksual të drejtorit që ia kishte vënë syrin Pallatit Mbreteror
16 Mars, 11:41
-
Zbardhet urdhri i gjykatës: Princi, të mos qëndrojë në Pallatin Mbretëror! Elia të largohet kur Leka II Zogu të takojë vajzën
11 Mars, 20:48