Edhe një tjetër çift i njohur i Hollivudit i ka dhënë fund martesës së tyre.

Aktori i njohur Russell Crowe dhe bashkëshortja e tij këngëtarja Danielle Spencer, janë divorcuar pas 9 viteve martesë dhe dy fëmijëve të ardhur në jetë nga kjo lidhje.

Sipas mediave të huaja çifti nuk ka patur probleme dhe marrëdhënia e tyre është konsideruar si një ndër më solidet.

Ndërkohë që arsyet e ndarjes nuk janë bërë të ditura, ndonëse dyshohet se shkak është bërë karriera intensive e aktorit Crowe.

Gjithashtu një tjetër element janë edhe fotot e publikuara në media, ku shfaqet Danielle në shoqërinë e balerinit, i cili e e shoqëronte atë në spektaklin “Dancing With The Stars”.

Megjithatë ka qenë vetë aktori që ka mohuar një lidhje të mundshme mes të shoqes dhe balerinit.

Mësohet se Crowe menjëherë pas divorcit i është kthyer me intensitet projekteve të tij kinematografike.

Sipas mediave kujdestaria e fëmijëve i është besuar nënës së tyre, vendim ky që nuk është apeluar nga Russell.

Aktori Russell Crowe dhe bashkëshortja e tij Danielle Spencer janë lidhur në martesë në vitit 2003 dhe janë prindër të dy fëmijëve Charles 8-vjeç dhe Tennyson 6-vjeç.

(xh.k/shqiptarja.com)