Dixhitalizim për thesaret
e Galerisë së Arteve

Dixhitalizim për thesaret<br />e Galerisë së Arteve
TIRANE - Galeria Kombëtare e Arteve gjatë kësaj kohe ka qenë në vëmendjen e specialistëve dhe për dixhitalizimin e fondit të saj. Pas një pune të madhe fondi i pasur i Galerisë Kombëtare të Arteve është dixhitalizuar, dhe sipas studiueses së artit Suzana Varvarica, kalimi në këtë sistem është një proces i cili pasurohet nga dita në ditë me të dhëna të reja.

Procesi i informatizimit jo vetëm ka thjeshtuar punën për studiuesit, por e ka pasuruar atë, pasi specialistët kanë vënë re se shumë vepra kanë qenë të regjistruara me të dhëna jo të sakta të përmasave apo teknikave të realizimit. Duke folur për këtë proces kaq të rëndësishëm, studiuesja e artit Suzana Varvarica e vë theksin se edhe ky proces është kryer konform rregullave dhe ligjeve në fuqi për veprat e artit, të ligjit të arkivave dhe mbi të gjitha në respekt të drejtave të autorit. Fondi i Galerisë se Arteve ruan vepra në pikturë që datojnë nga fundi i shekullit XIX, periudhë që shënon fillesat e pikturës jo fetare shqiptare. Autori më i hershëm i pikturës është Kol Idromeno, për të ardhur me një fond të pasur të pikturave skulpturash dhe ikonash që vijnë deri në ditët tona.

Galeria, funksionon në dy drejtime kryesore, në atë të linjës së përhershme ekspozuese dhe në çeljen e ekspozitave të përkohshme të artisteve shqiptarë e të huaj. Nisur që nga dekada më herët, vizionet e reja rreth zhvillimit dhe ekspozimit të arteve figurative si dhe blerjet rritën numrin e veprave të artit dhe sollën kërkesën për një ndërtesë funksionale, e cila u inaugurua më 29 nëntor 1974, ndërtesë ku ndodhet edhe sot.

Ky është dhe momenti i riorganizimit dhe rikonstruktimit të parë, i cili konsistoi në ngritjen e një strukture administrative, që përbehej nga disa sektorë përkatës dhe në funksion të veprimtarive artistike, por shumë rëndësi ka dhe studimi i veprave. Fondi i Galerisë së re, deri në këtë periudhë kishte 340 vepra dhe në arkivin e saj ishin regjistruar 240 autorë. Që nga ky vit GKA funksionon si institucioni më i rëndësishëm dhe i vetëm kombëtar i ekspozimit, konservimit, studimit, restaurimit, edukimit, botimit, dokumentimit dhe arkivimit të veprave të artit në Shqipëri.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 18.07.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Elisa Spiropali flet si kryetare e Kuvendit, mesazh opozitës: ​​​​Nuk do më keni përballë por në krah, do jem vullnetmirë

Elisa Spiropali flet si kryetare e Kuvendit, mesazh opozitës: ​​​​Nuk do më keni përballë por në krah, do jem vullnetmirë