Dixhitalizimi i plotë arkivave, Bashkimi Evropian mbështet Kadastrën! Ekspertët evropianë takim me Lamen

Bashkimi Evropian nëpërmjet Projektit “BE për te Drejtat e Pronësisë”, i financuar nga fondet IPA, është angazhuar për financimin e procesit të skanimit të hartave kadastrale të pasurive të paluajtshme, teksa në një vizitë së fundmi ekspertë evropianë janë njohur me procesin edixhitalizimit dhe skanimit të dokumentacionit dhe arkivit të pasurive të paluajtshme, proces i cili po zbatohet nga Kadastra Shqiptare me financim të Qeverisë Shqiptare.

Të dy këto procese që janë shumë të rëndësishme për njëra-tjetrën do të realizojnë dixhitalizimin e plotë të të dhënave kadastrale mbi pasuritë e paluajtshme, duke i hapur rrugë përmirësimit sistematik dhe korrigjimit të gabimeve dhe mangësive mbi këto të dhëna të trashëguara ndër vite, që ndikojnë direkt si në cilësinë e shërbimeve ndaj qytetarëve ashtu dhe në zhvillimin e tregut të pasurive të paluajtshme.

Të dyja këto projekte së bashku, parashikojnë dixhitalizimin dhe skanimin e rreth 50 milion dokumenteve dhe rreth 90.000 planshetave hartografike, që mbulojnë të gjithë territorin e Republikës.

Kanë qenë përfaqëesit e delegacionit të BE-së në Tiranë, Hubert Perr, Drejtor i Bashkëpunimit dhe z. Peter Danis, Menaxher i Projektit BE për të Drejtat e Pronësisë, të cilët vizituan Qendrën e Kadastrës Dixhitale në ASHK dhe u takuan edhe me drejtorin e Përgjithshëm i ASHK, Artan Lame.

Vizita e përfaqësuesve të BE ishte në funksion të përgatitjeve për implementimin e këtij projekti madhor, ku ata u njohën me gjendjen aktuale të arkivës operative te Kadastrës, si dhe me ambientet e reja ku së shpejti do të sistemohet kjo arkivë si dhe veprimtaria e Drejtorive Vendore të Tiranës.

Ata konfirmuan edhe një herë angazhimin e BE nëpërmjet programimit IPA, në drejtim të forcimit te sigurisë së pronësisë mbi tokën dhe pasuritë e paluajtshme, si një nga të drejtat themelore të njeriut dhe morën përsipër përshpejtimin e procedurave burokratike me qëllim fillimin e implementimit sa më të shpejtë të këtij projekti.

Nga ana e tij Lame theksoi se “përfundimi i këtyre dy projekteve do të pajisë më së fundi Shqipërinë me një Bankë Pronash të dixhitalizuar dhe për rrjedhojë të shpejtë të saktë dhe të sigurt”.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë