Dixhitalizimi i RTSH-së,Vlahutin
"Procesi është shumë i vonuar"

Dixhitalizimi i RTSH-së,Vlahutin<br />"Procesi është shumë i vonuar"
Shqipëria ka nevojë për një shërbim publik që jep llogari jo para qeverisë, por para qytetarëve. Kështu është shprehur këtë të premte, Ambasadorja e Be-së në vendin tonë Romana Vlahutin, gjatë Forumit për Zhvillimin e Medias.

Sipas Vlahutin në Radio-Televizionin Publik Shqiptar kërkohet një ndryshim i madh në kulturën e organizimit. Ambasadorja e BE-së u ndal edhe tek  procesi i dixhitalizimit të RTSH-së, duke e cilësuar si shumë të vonuar.

“Askush nuk vë në pyetje nevojën për trasformimin e RTSH. Kur dhe si? Kërkohet një ndryshim i madh në kulturën e organizimit. Transformimi do sjellë rezultate afatgjata. Dixhitalizimi shumë i vonuar. Shqipëria ka nevojë për kalimin dixhital sa më shpejt të jetë e mundur. Duhet të shpejtojë përgatitjet. AMA duhet të vazhdojë me licensimin e operatorëve lokalë sa më shpejt dhe në mënyrë transparente,” u shpreh Vlahutin, ndërsa shtoi se BE do të sigurojë fonde për transmetuesin publik në mënyrë që të avancojë gazetarinë profesionale.

Në të njëjtën linjë me ambasadoren Vlahutin ishte edhe Ambasadori i OSBE-së Florian Raunig, i cili tha se transformimi i RTSH-së ka hasur vonesa të mëdha.

“Transformimi i RTSH-së në një transmetues vërtet në shërbim të publikut ka hasur në vonesa të mëdha. Parlamentit iu deshën dy vite që të zgjedhë dhe të emërojë anëtarët e Këshillit të ri Drejtues të RTSH-së. Bordi ka tashmë 7 muaj që punon dhe ende nuk është zgjedhur drejtuesi i institucionit. Prezenca mbështet plotësisht anëtarët e Bordit Drejtues të RTSH-së që të zgjedhin sa më shpejt dhe në mënyrë të pavarur drejtuesin më të lartë të transmetuesit publik kombëtar. Ky është një parakusht për transformimin e RTSH-së në një transmetues publik vërtet të qëndrueshëm, të pavarur, llogaridhënës dhe cilësor,” tha Raunig.

Më tej ambasadori i OSBE-së u ndal tek punësimi dhe sfida e gazetarëve.

"Mesa duket, në Shqipëri është bërë zakon që të dobësohet pavarësia profesionale e gazetarëve, duke i bërë të varur ndaj punëdhënësve, në shkelje të dispozitave ligjore. Kjo realizohet ose me punësim në të zezë, ose me vonesa në pagimin e rrogave apo honorarëve. Kjo situatë e parregullt mund të jetë, ndonjëherë, rezultat i shtrëngesave financiare të mediave ekonomikisht jorentabël, por mund të krijohet edhe qëllimisht për të maksimizuar kontrollin mbi gazetarin. Në këto kushte, shumë gazetarë mbeten pa mbrojtje, jo vetëm përballë punëdhënësve, por edhe përballë presionit dhe influencës së jashtme. Kjo gjë ndikon për keq në standardet e përgjithshme profesionale dhe në pavarësinë editoriale. Për më tepër, mbart rrezikun e vetëcensurimit,” u shpreh ai, ndërsa ofroi mbështetjen e prezencës së OSBE-së në Shqipëri në përmirësimin e pozitave të medias.

Fjala e kryetarit të prezencës së OSBE-së, ambasadorit Florian Raunig 

Me shikim të parë, peizazhi mediatik në Shqipëri duket mjaft i gjallë e dinamik, ku numri i mediave vizive, dixhitale dhe të shkruara është i madh në raport me publikun relativisht të vogël në numër. Shifrat të tundojnë të besosh se Shqipëria ka pluralizëm mediatik të mirëbalancuar, ku publiku gëzon një gamë të gjerë zgjedhjesh.
 
Por, po ta shohësh nga afër, kupton se ky numër i madh subjektesh mediatike ofron, në fakt, përmbajtje shumë të kufizuar dhe është shpesh i bujshëm e me besueshmëri të kufizuar. Gjithashtu, media përqendrohet shumë në çështjet e brendshme, që rezultojnë në problematika për të cilat publiku mediatik shqiptar ka pak njohuri se çfarë ndodh jashtë Shqipërisë, sidomos në vendet fqinje.

Sot, Forumi për Zhvillimin e Medias është ideuar si platformë për dialog profesional rreth çështjeve kyçe në Shqipëri si, reformimi i transmetuesit publik, digjitalizimi, kushtet e punës të gazetarëve dhe standardet profesionale në media.

Transformimi i RTSH-së në një transmetues vërtet në shërbim të publikut ka hasur në vonesa të mëdha. Parlamentit iu deshën dy vite që të zgjedhë dhe të emërojë anëtarët e Këshillit të ri Drejtues të RTSH-së. Bordi ka tashmë 7 muaj që punon dhe ende nuk është zgjedhur drejtuesi i institucionit.
 Prezenca mbështet plotësisht anëtarët e Bordit Drejtues të RTSH-së që të zgjedhin sa më shpejt dhe në mënyrë të pavarur drejtuesin më të lartë të transmetuesit publik kombëtar. Ky është një parakusht për transformimin e RTSH-së në një transmetues publik vërtet të qëndrueshëm, të pavarur, llogaridhënës dhe cilësor.

Për momentin, në Shqipëri vihet re një disbalancë e theksuar ndërmjet stacioneve televizive private të avancuara, dhe transmetuesit publik kombëtar të margjinalizuar. Vijimi i kësaj situate do të thotë që media publike të mos përmbushë rolin e vet parësor, konkretisht të japë informacion të besueshëm, të veprojë si roje e demokracisë, të ofrojë argëtim cilësor edhe të japë edukim bashkëkohor, në interes të qytetarëve shqiptarë.

Sfida e dytë kyçe, që do të diskutohet në këtë forum, është punësimi dhe pozita sociale e gazetarëve.

Mesa duket, në Shqipëri është bërë zakon që të dobësohet pavarësia profesionale e gazetarëve, duke i bërë të varur ndaj punëdhënësve, në shkelje të dispozitave ligjore. Kjo realizohet ose me punësim në të zezë, ose me vonesa në pagimin e rrogave apo honorarëve. Kjo situatë e parregullt mund të jetë, ndonjëherë, rezultat i shtrëngesave financiare të mediave ekonomikisht jorentabël, por mund të krijohet edhe qëllimisht për të maksimizuar kontrollin mbi gazetarin.

 Në këto kushte, shumë gazetarë mbeten pa mbrojtje, jo vetëm përballë punëdhënësve, por edhe përballë presionit dhe influencës së jashtme. Kjo gjë ndikon për keq në standardet e përgjithshme profesionale dhe në pavarësinë editoriale. Për më tepër, mbart rrezikun e vetëcensurimit.

Transformimi kurrë nuk është proces i lehtë. Përmirësimi i pozitave të medias në Shqipëri kërkon angazhim të qartë dhe të gjerë politik, por edhe angazhimin dhe aktivizimin e vetë gazetarëve dhe shoqërisë civile me profil mediatik. Për këtë arsye, nevojitet dialog profesional, si ky që parashikohet të zhvillojmë në këtë forum sot.

Rruga përpara është plot sfida, por ju garantojmë se do të keni mbështetjen e Prezencës së OSBE-së përgjatë të gjithë këtij procesi. Prandaj, u uroj pjesëmarrësve të forumit diskutime të frytshme, që rezultojnë në propozime konstruktive për zgjidhje të realizueshme.
 
 Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Fier/ Gruaja bie nga kati i shtatë, ndërron jetë

E rëndë në Fier/ Gruaja bie nga kati i shtatë, ndërron jetë