Dixhitalizimi është ngërçi më i madh i bashkive, sipas kryeministrit Rama që kërkoi fokusim dhe ndryshim të thellë në këtë aspekt. Ai u kërkoi kryebashkiakëve që ta shohin mbështetjen prej 11 milionë eurosh të BE përtej financimit me fonde.

“Kemi një diferencë të papranueshme dhe të pajustifikueshme të dixhitalizimit në pushtetin qendror dhe vendor. Kemi folur gjerë e gjatë me ministrin, do të flasim edhe me përfaqësinë e BE, edhe me partnerët gjermanë, edhe pse ata në dixhitalizim janë prapa nesh, akoma punojnë me faks në ministri në Gjermani dhe përtej shakasë që në këtë rast është shumë më shumë se gjysma e së vërtetës, do t’i adresohemi problemit. Bëni më të mirën që ta përdorni këtë projekt jo si mundësi financimi, por për të krijuar një eksperiencë, për të fuqizuar kapitalin njerëzor, për të përgatitur brenda bashkive, akoma më mirë, bërthamat e vogla që keni filluar të ngrini. Në këtë aspekt, ky projekt është i pazëvendësueshëm”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Programi europian për bashkitë, Rama: Investim strategjik për rrijen e kapaciteteve! Anëtarësimi në BE, bekim dhe sfidë! Gonzato: Qeveria vendore, rol aktiv