Dixhitalizohet bibliografia e
akademikut Kristo Frashëri

Dixhitalizohet bibliografia e<br />akademikut Kristo Frashëri
Bibliografia shkencore e akademik Kristo Frashërit do të jetë në variantin online më pranë përdoruesve, studiuesve e studenteve shqiptarë e të huaj.
 
Variantin elektronik i kësaj bibliografie u njoftua nga Akademia e Shkencave gjatë një konference shkencore.
 
Biblioteka shkencore e këtij institucioni promovoi dixhitalizimin e parë të bibliografive online të përfaqësueseve të elitës shkencore shqiptare, duke e nisur me emrin e historianit të njohur.
 
Gjergj Frashëri, i biri  Kristo Frashërit tha për Report TV se bibliografia e dixhitalizuar do të marrë një vlerë të madhe.
 
“Njëkohësisht është edhe një informacion për bashkëpunimin e tij me të autorë të tjerë” tha ai.

 
Akademik Kristo Frahsëri ka disa vepra dhe dorëshkrime të pabotuara, por fëmijët e tij nuk kanë botimin e tyre synim parësor.
 
“Jemi duke u marrë me gjërat akute, si vepra e Skënderbeut, që synojmë ta përkthejmë në dy gjuhë në anglisht dhe në gjermanisht. Kjo është një vepër e madhe. Kjo është një temë themelore e sotme edhe për integrimin, që duhet të futet në të gjitha programet dhe të forcohet” deklaroi ai.
 

Akademik Kristo Frashëri ndërroi jetë më 31 janar të vitit të kaluar. 



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Molotovët në protestën para bashkisë së Tiranës, humb ndjenjat një efektiv policie

Molotovët në protestën para bashkisë së Tiranës, humb ndjenjat një efektiv policie