Dizdari i Kushtetueses në Vetting, KPK: Nuk justifikon pasurinë, ka kontakte me të dënuar

Anëtari Gjykatës Kushtetuese, Gani Dizdari ishte Gjyqtari i fundit i Kushtetueses që kishte mbetur pa kaluar në Vetting. Ditën e sotme u zhvillua seanca dëgjimore, ku vetë gjyqtari ka munguar dhe ka zgjedhur të përfaqësohet nga avokati i tij, Sokol Hazizaj. Sipas raportit të ILDKPI-së, gjyqtari e ka pasurinë e justifikuar, s’ka bërë deklarim të rremë dhe s’ka fshehur pasuri, ndërsa KPK ka nisur hetim të thelluar.

Dizdari ka deklaruar apartament banimi me sipërfaqje 95.7m2, duke deklaruar si burim privatizimin e një banese shtetërore, blerë në 1994 për të cilin sipas KPK nuk ka pasur burime të mjaftueshme financiare. Më tej gjykatësi deklaron një apartament banimi në Gjirin e Lalzit me sipërfaqje 86 m2 e blerë në 2013 me vlerën 3 milionë e 300 mijë lekëve dhe një tokë are në Mjull/ Bathore e blerë në 2009.

Deklarimi i kësaj pasurie përputhet dhe me përgjigjet e ardhura nga institucionet shtetërore. Avokati deklaron edhe një apartament të blerë në 1998 nga ish-bashkeshortja, për të cilin s’ka patur burime. Dizdari gjithashtu figuron se ka 4 llogari bankare.  

Ndër të tjera, gjyqtari nuk ka deklaruar as në ILKDPI dhe as në Vetting, dhurimin e mbi 10 mijë eurove për t’u kuruar në Gjermani. Ndërkohë, vajza e gjyqtarit Anisa Dizdari deklaron se ka blerë apartamentin me hua nga 4 shtetas përfshi babain e saj gjyqtar, në deklratatën e së cilës çdo herë deklarohet një çmim dhe sipërfaqe e ndryshme. Në 2009 KPK thotë 94 mijë euro dhe në 2017 thotë 73 mijë euro. 20 mijë eurot e marra nga kompania e ndërtimit vajza e avokatit nuk i ka deklaruar as në ILDKPI dhe as në Vetting edhe pse e ka detyrim ligjor.

Sipas një hetimi të KPK-së huadhënësit s’kanë pasur burime te ligjshme për t’ia dhënë vajzës së gjyqtarit por huaja rezulton ende e pashërblyer. Huaja që Anisa ka marrë prej 36 mijë euro nga shtetasi  Sh.D, rezulton se s’ka patur burime të ligjshme. Huaja e marrë prej 20 mijë euro nga shtetasi M.L. nga tatimet rezulton se as ky shtetas s’ka patur të ardhura.

Ndërsa shumën tjetër prej 26 mijë euro Anisës ia ka dhënë ish-bashkëshorti i saj. Sipas deklarimeve të saj rezulton se ai ka qënë emigrant dhe i ka fituar nga paga e tij. Në pasurinë e Anisës figuron dhe një automjet Mercedez Benz me vlerë 900 mijë lekë, për të cilin sërish ka gënjyer.

Ndër të tjera rezulton Dizdari ka kontakte dhe ka kaluar kufirin disa herë me automjetin e shtetasit A.L, i cili është i dënuar. Dizdari është shprehur se ka marrëdhënie familjare me të, ndërsa KPK shprehet se jemi para rastit të ekzistencës të një kontakti që mund të lidhet me krimin e organizuar pasi shtetasi A.L. është dënuar për ushtrim ndikimi të paligjshëm, rryshfet dhe korrupsion.

Sipas avokatit, Sokol Hazizaj deklarata për makinën është një lapsus i noterit pasi është ngatërruar dita e shitjes me të blerjes. Ndërsa në lidhje me pasurinë e vitit 1998, apartamenti është blerë nga ish- bashkëshortja e ndjerë në një kohë kur Dizdari s’ka qënë në Shqipëri.

Dizdari ka tentuar të sjellë dokumenta nga Prokuroria e Tropojës për dieta e shërbime të marra por s’ka patur dokumenta pasi ai institucion është djegur në ato vite. Në 2010 ka qenë shumë i sëmurë dhe familjarët si kanë treguar që shpenzimet për kurimin e tij shkuan në 10 mijë euro. Sa i përket vajzës së gjyqtarit. Anisa Dizdari ka blerë apartamentin për 94 mijë euro. Në 2009 ka paguar 40 mijë euro, në 2010 ka paguar 54 mijë euro, 6 mijë euro i ka pasur vetë, 5 mijë ia ka marrë të atit dhe 36 mijë euro ia ka marrë hua shtetasit SH.D., i cili ka pasur subjekt tatimor ndër vite. Ndërsa shtetasi M.L është pronar hoteli në Fier. Sa i përket shtetasit të dënuar A.L., ai është djali i motrës së gjyqtarit dhe këtë ai se ka fshehur. Gjyqtari mund të ketë gabime moskdelarimi  për shkak të moshës.

Sokol Hazizaj, avokat

Dizdari prej katër dekadash ka ushtruar detyrën në të gjitha rolet e sistemit të drejtësisë, si prokuror, avokat dhe gjyqtar. Gjatë regjimit komunist, Dizdari ka punuar si prokuror në Tropojë dhe prokuror i Departamentit Gjyqësor në Prokurorinë e Përgjithshme. Në vitin 1998, ai ka qenë prokuror pranë Gjykatës së Kasacionit, ndërsa në vitet 1995-1999 ka ushtruar detyrën e zv.Prokurorit të Përgjithshëm.

Në vitet 1999-2006, Dizdari ka punuar si avokat dhe në vitin 2006 është rikthyer në sistemin e drejtësisë si anëtar i Gjykatës së Lartë. Prej prillit 2013, Dizdari ka kryer detyrën si anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe për gjashtë muaj del në pension. Vendimi për gjyqtarin do të merret të hënën me datë 16 korrik.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Juventusi në garë, Cristian Shpendi në Torino për 4 milionë euro

Juventusi në garë, Cristian Shpendi në Torino për 4 milionë euro