Gjatë shtatë ditëve 300 dizenjues nga e gjithë bota do të prezantojnë koleksionet e tyre Verë/Pranverë 2015-të për të gjithë të apasionuarit e modës, blerësit dhe kritikët në Javën e Modës në New York. Organizuesit thonë se ky është eventi më i rëndësishëm i industrisë së modës dhe i hap rrugën të gjithë sfilatave të modës që do të organizohen më tej gjatë sezonit.

Catherine Bennet, zëvendës presidentja e eventit të modës të realizuar nga IMG shprehet se kjo është mundësia më e mirë për të gjithë dizenjuesit për të prezantuar krijimet e tyre më të veçanta, ku ato që pëlqehen dhe kanë më tepër porosi nisin të prodhohen për sezonet e ardhshme dhe janë ato çka shohim në dyqane.


Bennett shpjegon se pjesa e skenografisë dhe e gjithë të ashtëquajturës si “tenda” ku zhvillohen sfilatat realizohet në një punë të përkushtuar prej tre javësh.

Ndër 21 markat që do të marrin pjesë në Javën e Modës do të jetë dhe Grupi BCBG Max Azria të cilët do të prezantojnë linjën e tyre të re. Krijuesja ekzekutive e dizenjove, Lubov Azria shpjegon se ata kanë dy koleksione për këtë sezon, një me modelet tradicionale që ata prodhojnë dhe një tjetër do të tregojë inspirimet dhe krijimet më të fundit, të cilat sipas saj janë tejet origjinale.

Gjatë sfilatës është e rëndësishme përzgjedhja e muzikës, skenografisë dhe sidomos e modeleve. Azria shpjegon se në përzgjehdjene  tyre nuk bëhet fjalë vetëm për një fytyrë të bukur, por dhe për karakterin forcën dhe konfidencën që tregojnë në pasarelë. Puna e gjashtë muajve do të jetë e gjitha e përdqëndruar në 10 minuta ndaj ato duhet të japin maksimumin e tyre për t’i prezantuar veshjet sa më bukur për publikun.

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)