TIRANË- Në një kohë që të gjithë qytetarët e Tiranës janë të mbyllur në banesat e tyre si rezultat I COVID 19, Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një nismë tepër të veçantë.
Përmes një transmetimi livestream nga tarraca e Bashkisë, DJ i njohur Sardi ka performuar muzikën më të bukur të momentit në mënyrë që të sjellë pak argëtim në shtëpinë e gjithsecilit prej qytetarëve për të kaluar sadopak situatën e krijuar nga COVID-19.
"U trashe në shtëpi? Ta besoj, por duhet!

Ama, ja një mundësi për të kaluar kohën duke dëgjuar DJ Sardi nga tarraca e gjelbër e Bashkia Tiranë.
P.S Ky livestream organizohet në mënyrë që të sjellë pak argëtim në shtëpinë e gjithsecilit prej jush , për të kaluar sadopak situatën e krijuar nga COVID-19. TIRANA100”, shkruan Veliaj.
B.K./b.ha./Shqiptarja.comKomente

