Është 13 vjeç dhe prej 10 muajsh vuan nga një sëmundje misterioze që mjekët vetë po habiten. Ndonëse analizat e kryera disa herë ndaj tij nuk kanë nxjerrë gjë, mjekët ngelen të pafuqishëm për ta zbuluar se çfarë problemi shëndetësorë ka.
R. Karavidha nxënës në klasën VIII në shkollën 9-vjeçare “Avni Rustemi” në qytetin e Libohovës për muaj me radhë së bashku me prindërit, po endet dyerve të spitaleve jo vetëm në Gjirokastër, por edhe në kryeqytet, pasi prej muajsh ai vuan nga një temperaturë trupore të pazakontë nga 39-40 gradë.
Rajmonda, nëna e 13 vjeçarit në këtë familje, thotë se shpresa e vetme ngelet mjekimi në spitalet jashtë vendit, por gjendja ekonomike e familjes Karavidha, nuk mund të përballojë dot kostot, pasi bashkëshorti i saj është i pa papunë dhe i vetmi burim të ardhurash ngelet paga mujore prej 22 mijë lekësh e cila është pothuajse e papërfillshme.
“Për të ngrënë ha ushqim djali, por është e keqja që unë nuk e dërgoj dot në shkollë sepse i shkon temperatura 39.5 deri 40, i zbret deri në 38.8, kështu i qëndron gjithë ditën dhe natën”, tregon nëna e djalit të sëmurë.
Sa i takon vogëlushit ai tashme ndodhet i izoluar në banesë e cila përbëhet vetëm nga një dhomë në kushte të vështira, ndërsa prej kohësh ka humbur mundësinë e frekuentimit sistematik të procesit mësimor.
“E marrim e çojmë në Larisa të Greqisë, dhe temperatura përsëri i qëndronte e lartë, doktori grek na tha se nuk ka asgjë djali, duhet shtuar në spital e të jetë nën kujdesin e mjekëve, që të shikojmë se si punon trupi kur ka temperaturë.
Mjeku grek më tha ta shtronim 15-30 ditë të shtruar në spital, kushtonte 100 euro nata, për analizat do tu ndihmoj unë tha doktori, problemi është se ne nuk përballojmë dot shpenzimet në spital,” thotë nëna e djalit.
Prej çeljes së shkollës në mes të shtatorit të këtij viti, fëmija 13 vjeçar, ka shkuar vetëm tre ditë në shkollë, ndërsa pjesën tjetër e ka ngrysur me familjarët brenda katër mureve.
“Në fillim e nisa shkollën në datën 2 shkurt, më pas nuk vajta më sepse më filloj temperatura, ndërsa tani që filloj vajta vetëm 2-3 ditë. Nuk kam lodhje vetëm pak këputje.
Kur kam temperaturë ndihem normalisht por ndonjëherë, ndonjëherë mund të kem këputje të trupit por shumë rrallë,”thotë 13 vjeçari i sëmurë.
Ky është një rast tepër i rrallë ndaj edhe kontributi për këtë familje, nuk duhet të mungojë duke shpresuar që 13 vjeçari i cili ka pasion gazetarinë dhe sportin, të kalojë këtë situatë të vështirë dhe të rikthehet sërish përkrah miqve dhe shokëve të tij.
Redaksia Online
Xh.F/D.BShqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO