Djali 12-vjeçar krijon
printerin për të verbërit
Një 12-vjeçar dhe ka arritur të krijojë një printer me kosto të ulët, për të printuar në sistemin e shkrimit dhe të leximit, për personat që kanë humbur shikimin.
Një 12-vjeçar dhe ka arritur të krijojë një printer me kosto të ulët, për të printuar në sistemin e shkrimit dhe të leximit, për personat që kanë humbur shikimin.
Kjo është historia e Shubham Banerjee, që ka bërë xhiron e botës, me një printer të krijuar duke përdorur pjesë formuese Lego. Ky printer, mund të thjeshtëzojë jetën e personave që nuk shikojnë, pasi u jep mundësi atyre të lexojnë dhe të studiojnë.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në të gjithë botën janë 285 milionë persona që nuk shikojnë, 90% e të cilëve jetojnë në vendet që janë në zhvillim. Në ditët e sotme, një printer normal Braille, kushton më shumë se 2000 euro për versionin bazë. Ky çmim jo i arsyeshëm e vështirëson leximin dhe studimin e miliona personave në botë. Por duket se zgjidhja është gjetur nga ky djalë 12-vjeçar që ka krijuar printerin e quajtur BRIAGO, e realizuar falë Lego Mindstorms EV3.
Me pak fjalë, një kuti e vogël me pjesë formuese dhe pak fantazi kanë bërë të mundur që të ideojë këtë printer, duke shpenzuar vetëm 350 dollarë, apo 300 euro, që do të shërbejë jo vetëm për të mësuar, por edhe për në shtëpi.
Ky lloj printeri është është krijuar nëpërmjet një programi kompjuterik, për të printuar shkronjat nga A tek Z. Por nuk ka qenë kaq e lehtë, pasi për të krijuar këtë printer, Shubham, ka bërë dhe ribërë 7 modele, duke arritur më pas objektivin e tij.
Për secilën shkronjë, duhen 5-7 sekonda, por 12-vjeçari po punon për një version të ri që do të jetë akoma më i shpejtë. Ky printer Braille u jep mundësi institucioneve shkollore dhe prindërve që të kenë një alternative më ekonomike për të mësuar Braille.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?
-
Po
36.3%
-
Jo
60.1%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 3653
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Këngëtarja Ledina Çelo poston si rrallë herë foto me familjen e saj (FOTO)
3 Janar, 22:45
-
A do të përfundojë këtë vit lufta në Ukrainë?
3 Janar, 22:36
-
Kinë/ Shqetësim për virusin e ri misterioz, spitalet mbushen plot
3 Janar, 22:34
-
Beteja ligjore mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Serbe
3 Janar, 22:29
-
Rreziku nga Rusia, ish-ministrja e Jashtme: Perëndimi urgjentisht ta pranojë Kosovën në NATO
3 Janar, 22:12
-
Milan mposht me përmbysje Juventusin dhe kalon në finalen e Superkupës së Italisë! Conceiçao debuton me fitore në stolin kuqezi, të hënën përballja ndaj Interit në Riad
3 Janar, 22:06
-
Rajoni separatist në Moldavi ndien pasojat e mungesës së gazit rus
3 Janar, 21:38
-
Ulje temperaturash, shi dhe dëborë e dendur në zonat malore, parashikimi i motit për fundjavën
3 Janar, 21:25
-
Masakra me 12 viktima, malazezët protestojnë para qeverisë, kërkojnë përgjegjësi për tragjedinë
3 Janar, 21:15
-
Mero Baze: Gjykata nuk u ndikua 'as nga Trumpi' dhe as nga 'tre rezolutat'
3 Janar, 21:11
-
SHBA, agjencitë e zbulimit të shqetësuara për sulme të ngjashme me atë të Nju Orlinsit
3 Janar, 21:07
-
U përfol për kalim tek Trabzonspori, Rey Manaj rinovon kontratën edhe për 1 vit e gjysëm me Sivasspor
3 Janar, 21:00