Itali/ Djali 18 muajsh brenda në apartament, 24-vjeçarja shqiptare përpiqet të hyjë nga dritarja, rrëzohet dhe gjen vdekjen

Itali/ Djali 18 muajsh brenda në apartament, 24-vjeçarja shqiptare përpiqet të hyjë nga dritarja, rrëzohet dhe gjen vdekjen

ITALI- Në përpjekje për të hyrë në apartamentin e saj nga dritarja, një 24-vjeçare me origjinë shqiptare ra nga lartësia dhe gjeti vdekjen.

Ambra Seferi, sipas mediave italiane, kishte lënë të hapur derën e shtëpisë ndërsa do ngjitej në tarracë, por më pas dera u mbyll.

E shqetësuar se djali i saj 18 muajsh dhe vajza e një miku kishin mbetur vetëm në shtëpi, mendoi të futej në apartament nga dritarja nga jashtë, por ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë në tokë.

Pavarësisht se u transportua me urgjencë në spital 24-vjeçarja ndërroi jetë. Ngjarja e rëndë u regjistrua në Barcellona Pozzo di Gotto në Siçili ku Ambra jetonte prej dy vitesh. 

 

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë