LUSHNJE - Pëllumb Ahmeti, një djalë nga Lushnja është vrarë nga nëna e tij, pasi ai i kishte pohuar: ”…do të mbys, do të therr natën moj k..." Ngjarja e rëndë është shënuar në 3 prill 2015 në qytetin e Lushnjës, ku 71-vjeçaria Hatixhe Ahmeti ka mbytur me thonj në banesën e saj, djalin e tij Pëllumb Ahmeti. E moshuara ndodhej në Itali tek vajzat e saj, kur është telefonuar nga djali që të rikthehej në Lushnjë, pasi ai vetë nuk kishte si të gatuante, për shkak se kishte djegur duart me gëlqere. Madje i biri e ka kërcënuar duke i pohuar se nëse nuk vinte, do e shkatëronte dhe shiste shtëpinë që ndodhet në Lushnjë. Për pasojë 71-vjeçaria ka udhëtuar nga Italia në Lushnjë. Pasi, është rehatuar në banesë kanë ngrënë drekë së bashku me djalin.
/Shqiptarja.com











