Djali i aktorit të njohur Nicolas Cage, Weston është në kërkim nga policia. Ai akuzohet se ka rrahur nënën e tij, aktoren Christina Fulton.

Ngjarja ka ndodhur më 28 prill në shtëpinë e Fulton në Los Anxhelos.

Ajo është fotografuar me një sy të nxirë dhe me disa mavijosje në fytyrë.

Pretendohet se debatet nënë-bir kanë filluar pas një grindje e cila u kthye në dhunë fizike.

Hetuesit kanë thënë se 33-vjeçari ishte larguar nga shtëpia kur mbërriti policia, ndërsa aktorja e “Snake Eyes” ka hedhur poshtë akuzat se ata janë grindur.

Në vitin 2011 Weston ka qenë i shtruar në një spital psikatrik, pas një incidenti të dhunshëm në Los Anxhelos.