'Djali i dha 6 mijë euro në dorë shefit të Antikrimit në Kavajë', skafisti tregon si u lirua me ndihmën e policisë pasi u kap në Durrës

'Djali i dha 6 mijë euro në dorë shefit të Antikrimit në Kavajë', skafisti tregon si u lirua me ndihmën e policisë pasi u kap në Durrës

Në dosjen e megaoperacionit “Shpirti” skafisti Fiqiret Seferi, ka zbuluar se e ka trafikuar drogën në Itali dhe kur është kthyer është arrestuar në Portin e Durrësit, por me ndërhyrjen e djalit, i cili i ka dhënë 6 mijë euro shefit të antikrimit të Kavajës është liruar.

“Pasi arrita në Shqipëri më ndaloi Policia sepse kisha detyrimin e  firmës e nuk mund të dilja nga shteti pa leje. Ndejta gjithë ditën në zonën e Portit të Durrësit, në zonën e Policisë, e në pasdite më lanë të lirë me detyrimin që të nesërmen të paraqitesha  në kuesturën e Kavajës. Shkova mëngjesin e ditës pas në kuesturë, ku më informuan se nga porti i Durrësit më kishte nxjerrë Sajmir Kurti, ma tha kreu i Antikrimit të Luzit të Vogël, lagjia në të cilën unë banoj, që quhet Artur Krasniqi. Më pyeti pse kisha dalë nga Shqipëria pa leje. Policia e Kavajës ishte në dijeni për udhëtimin me drogë të bërë nga unë në Itali, bashkë me Ajdini.

Më lanë të lirë sepse djali im Hamid pagoi 6 mijë euro para në dorë dhe ia dorëzoi personalisht shefit të antikrimit të Kavajës, që nëse nuk gaboj quhet Mandi, për të më lëshuar nga Kuestura e Kavajës, sepse unë duhet të isha arrestuar për atë që kisha bërë. Unë nuk  e kam njohur Mandin asnjëherë, djali im e ka njohur dhe më ka referuar gjithçka që ka ndodhur. Kreu i Policisë ishte nën këmbët e Sajmir Kurtit, Artur Krasniqit, ishte nën këmbët e Mandit, e polici që më ka marrë në pyetje ishte shefi i antikrimit i Luzit të Vogël, ai nuk ka marrë lekë nga mua, jemi bërë shokë e më pas më ka kërkuar të kultivonim ‘bar’ bashkë, që nuk e kemi bërë. Kur më mori në pyetje ishte i veshur civil“, thuhet në dosje.


Lajmi kryesor:

Zbardhet dosja e ‘Shpirtit’/ Më shumë se 12 milionë euro fitime në 3 vite, koka e grupit 'Lani' me plantacione gjigante kanabisi në Skrapar! Emrat e 'të penduarve'


  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë