Djali i Fullanit shkon me Ferrari në
ndarjen e çmimeve të 'Top Awards'

Djali i Fullanit shkon me Ferrari në<br />ndarjen e çmimeve të 'Top Awards'
Shqiptarët vijojnë të paguajnë paratë e zhdukura nga Banka e Shqipërisë mistreshëm, ndërkohë që nuk ka një emër përgjegjës për vjedhjen. Në të njëjtën kohë ish Guvernatori Ardian Fullani pasi ka fituar të drejtën e pagës së një viti tashmë kërkon rikthimin në punën nga e cila u largua padrejtësisht, sipas pretendimeve të tij.
 
Në kohën që ish guvernatori apelon vendimet e gjykatës dhe kërkon dëmshpërblime të njëpasnjëshme duke u ankuar për gjendje të rënduar psikologjike, djali i tij Erik Fullani ka parakaluar në tapetin e ‘’Top Award’’ veshur me një kostum të bardhë pasi ka zbritur nga një Ferrari.
 
Hyrja spektakolare e Fullanit dhe luksi i tij i shfrenuar ka tërhequr vëmendjen e të gjithë të pranishmëve që në tapetin e kuq prisnin parakalimin e artistëve të preferuar të tyre.
Moshatarët e Erikut të detyruar të qëndrojnë në të nxehtin e këtij fund qershori sa për të shijuar modestisht një shfaqje të ngjashme me ato ‘’jashtë shtetit’’, duan vite punë dhe ëndrra për të blerë makinën që ky djalë e gëzon nga puna plot stres e babait.
 
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

JD Vance hedh votën në Cincinnati: Shpresoj të shkoj mirë për mua dhe Presidentin Trump

JD Vance hedh votën në Cincinnati: Shpresoj të shkoj mirë për mua dhe Presidentin Trump