FRANCË- Djali i George Soros, Alexander ka publikuar një foto me kryeministrin Edi Rama, ku shfaqen së bashku në Pallatin Elysee. Ai e ka konsideruar Ramën, vëllanë e tij, teksa njofton se ky takim është në kuadër të Forumit të Paqes që mbahen në Francë nga data 11-13 nëntor.
"Vëllezërit në Elysee. Një darkë speciale në Forumin e Paqes", shkruan Soros.
Ky është edicioni i katërt i Forumit të Paqes në Paris, ku fokusi vendoset mbi sfidat globale të qeverisjes globale pas pandemisë COVID-19 dhe rëndësinë e rimëkëmbjes ekonomike. Një tjetër diskutim pritet të jetë mbi mbrojtjen e klimës, si edhe barazinë gjinore. I pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, ku sot u mbajt ceremonia e hapjes.
Në këtë forum janë të pranishëm qindra pjesëmarrës nga politika, aktorë të shoqërisë civile, gazetarë, përfaqësues të OJQ-ve, ekspertë etj.