TIRANE- Ndërroi jetë në spital njëra prej 3 të plagosurve në aksidentin e ndodhur mbrëmjen e së dielës në kryqëzimin e rrugës së Elbasanit në Tiranë. Në aksident u përfshi dhe djali i numrit dy të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçit, Ledio Ruçi.
Policia konfirmoi sot se Brunilda Pinderi nuk mundi t'i shpëtojë plagëve dhe ndërroi jetë gjatë orëve të para të mëngjesit.
27 vjeçarja kishte mbërritur mbrëmë në spital në gjëndje të rëndë, ndërsa 2 të plagosurit e tjerë, Penellopi Rafti, si dhe Eduart Cani janë jashtë rrezikut. Tre të plagosurit udhëtonin në makinën Mini Cooper.
Aksidenti ndodhi rreth orës 21.20 minuta në kryqëzimin e rrugës së Elbasanit. Automjeti tip Mini Cooper dhe fuoristrada BMW X6, i cili drejtohej nga Ledio Ruçi, 32 vjeç djali i kreut të grupit parlamentar të PS-së ,
Gramoz Ruçi, u përplasën mu në kryqëzimin e rrugës së Elbasanit. Pas përplasjes me Mini Cooper, automjeti tip BMW X6, ka hyrë në trotuarin anësor dhe është përplasur me një nga muret e një fastfoodi.
Policia deklaron se ende nuk janë bërë të qarta rrethanat dhe cili ka qenë shkaktari kryesor i këtij aksidenti të rëndë. Ndërkohë që ndaj Ledio Ruçi, i cili vazhdon të mbahet në polici, nuk është ngritur ende asnjë akuzë.
POLICIA: JA SI NDODHI AKSIDENTI3. Mbrëmë, rreth orës 21.15’, në kryqëzimin e rrugës së Elbasanit, janë përplasur automjetet, tip B.M.V X6, me targa të huaja IKY 3939, me drejtues shtetasin Ledian Gramoz Ruçi, 32 vjeç, me automjetin tip Minikuper me targë CG 832 FC, me drejtues Eduart Hysen Cani, 34 vjec.
Si pasojë e këtij aksidenti, janë dëmtuar shtetaset Pinellopi Stefan Rafti, 18 vjec, shtetësja Brunilda Vladimir Pinderi, 27 vjec, e cila në orën 01.00 ndërroi jetë në spital, të cilat ishin pasagjerë në mjetin Minikuper. Shtetasit e tjerë ndodhen në SQU, jashtë rreziku për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për konsumim të veprës penale shkeljes së rrëgullave të qarkullimit rrugor, parashikuar nga neni 290/1 i KP.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
65.3%
-
Të gabuar
23.3%
-
Nuk kam mendim
11.4%
Vota total: 2184
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
FOTOLAJM/ U zgjodh kryetare Kuvendi, Elisa Spiropali merr ‘leksione’ nga Gramoz Ruçi
1 Gusht 2024, 14:45
-
FOTOT/ Nga politikanët, diplomatët, artistët te mjekët e policët, kush mori pjesë në darkën e iftarit të shtruar nga Rama! Nuk mungon Gramoz Ruçi
9 Prill 2024, 08:42
-
Masakra e 2 prillit/ ‘Repolitix’ sjell dokumente ekskluzive: Gramoz Ruçi i raportonte Ramiz Alisë për 4 protestuesit e vrarë në 1991
2 Prill 2024, 21:20
-
Rikthimi i gardës të vjetër në PS sinjal për përballje titanike në zgjedhjet e 2025!
11 Shkurt 2024, 12:21
-
SHIKONI FOTOT/ Asambleja e PS-së, bën bashkë të vjetër e të rinj Rama me atlete! Nuk mungojnë Ruçi, Dokle as Bushati e Lame
11 Shkurt 2024, 11:24
-
“Një ditë terror, një vit qetësi” postulati nazist që komunistët përdorën për të shuar kryengritjen e Postribës! Ende s’ka drejtësi
1 Tetor 2023, 15:27
-
‘Edhe pse ishim ‘sterrë’ nga biografia prej vëllait tim, që ishte pushkatuar si ‘armik’, Gramoz Ruçi, na erdhi në shtëpi dhe…’ Dëshmia e fshatarit nga Tepelena
16 Korrik 2023, 18:39
-
32 vjet Parti Socialiste/ Rama: Karikojmë bateritë për 2025! Mbyllni shtigjet e vjetra ku hyjnë dorëgjatët
12 Qershor 2023, 08:13
-
Del Procesverbali/ Nazif Bezhani: Dosja e Rustem Gjatës si spiun i UDB është shumë e madhe! Gramoz Ruçi: Pse Berisha e zgjodhi në Kushtetuese?
2 Maj 2023, 16:32
-
Sot një vit Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e mazhorancës për ta shkarkuar si President, Meta: Kuvendi falsifikoi dokumentet, SPAK ende asnjë hetim
16 Shkurt 2023, 18:53
-
Ku je Gramoz Ruçi? Kur bilbilat këndonin jashtë Parlamentit!
16 Shkurt 2023, 17:53
-
Ylli Pata: ‘Plumb ballit’, efektet 30 vjeçare të dhunës si mjet politik në Shqipëri
20 Shtator 2022, 18:32