Djali i kreut të FBI: Krenar që 
do të trajnojmë Byronë shqiptare

Djali i kreut të FBI: Krenar që <br />do të trajnojmë Byronë shqiptare
Kongresi amerikan ka ndjekur me vëmendje negociatat politike për miratimin e reformës në drejtësi dhe kërkon seriozitet në implementim e ndryshimeve kushtetuese. Madje ka kongresmenë që njohin me detaje pjesë të ndryshime kushtetuese, duke u ndalur në mënyrë specifike tek krijimi i Byrosë Kombëtare të Hetimit. Për këtë çështje, një kongresmen, i biri i një prej drejtorëve më të suksesshëm të FBI-së, Sessions i ka kushtuar një letër kreut të Kuvendit shqiptar, ku shpreh krenarinë e tij personale për trajnimin e agjentëve shqiptarë të Byrosë Kombëtare të Hetimit pikërisht nga agjencia federale e drejtuar dikur prej të atit. Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka marrë një mesazh nga Kryetari i Komisionit të Ligjeve dhe Procedurave në Kongresin Amerikan, Pete Sessions, i cili shpreh vlerësimet e tij për Kuvendin e Shqipërisë dhe popullin shqiptar për miratimin me unanimitet të Reformës në Drejtësi. Sipas njoftimit për shtyp të Kuvendit, kongresmeni amerikan përshëndet përpjekjet e Metës për të punuar me të gjitha palët në Kuvendin e Shqipërisë, përfshirë dhe opozitën, për përmbylljen me sukses të kësaj reforme historike. Kryetari Sessions thekson se një sistem drejtësie i drejtë dhe i paanshëm, i mbështetur mbi një proces të pavarur dhe profesional Vetting-u, si dhe një sistem i ri i praktikave dhe procedurave të zbatimit të ligjit janë një shenjë e angazhimit të Shqipërisë për reforma dhe stabilitet. Kryetari Sessions shprehet me tej se ngritja e Byrosë Kombëtare të Hetimit, e modeluar sipas standardeve të Byrosë Federale të Hetimit në SHBA është edhe një moment krenarie personale, pasi babai i tij ka shërbyer si drejtor i FBI-së nën administratat e Presidentëve Regan dhe Bush i vjetri. Si vende anëtare të NATO-s, vijon Kryetari Sessions, SHBA dhe Shqipëria punojnë së bashku në shumë çështje kritike të sigurisë dhe se Shqipëria kontribuon si një partner strategjik në luftën e përbashkët kundër terrorizmit.  “Vendet tona ndajnë qëllime të përbashkëta për stabilitetin dhe sigurinë, demokracinë dhe zhvillimin ekonomik dhe angazhimi ynë i përbashkët është çimentuar nga marrëdhëniet mes popujve tanë, çka do të sigurojë një partneritet edhe më të madh në vitet që do të vijnë”,-thuhet në letër, sipas njoftimit për shtyp të Kuvendit. Pete Sessions është kongresmen, i biri i William Steele Sessions, i cili është një nëpunës civil amerikan, që ka shërbyer si gjyqtar dhe Drejtor i katërt të Byrosë Federale të Hetimeve. Sessions shërbeu si drejtor të FBI-së nga viti 1987 deri 1993, kur ai u shkarkua nga presidenti Bill Clinton. Fillimisht Sessions u bë një anëtar i Delta Chi Fraternity dhe është nderuar me çmimet më të larta nga Pentagoni si me dekoratën: “Eagle Scout”. Tradita familjare ka vijuar, pasi djali i tij, Pete Sessions është anëtar Dhomës së Bashkuar të Përfaqësuesve. Kongresmeni, sikundërse i ati gjithashtu është nderuar me dekoratën “Eagle Scout” e po ashtu edhe djemtë e tij, Bill dhe Steele janë gjithashtu “Eagle Scouts”. 


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois