Mësohet se Renato Bërdëllima djali i kreut të komunës Tunj, Refit Bërdëllima është shoqëruar në komisariat së bashku me Robert Bërdëllimen, Markel Tocilen dhe Mario Kurumin për prishje të qetësisë publike dhe kundërshtim të forcave të policisë.
Në momentin që është shoqëruar në polici Renato Bërdëllima ka vijuar konfliktin me një efektiv policie dhe gjatë përplasjes janë thyer edhe xhamat pranë portës hyrësë të komisariatit.
A1 Report sjell edhe një foto ku duket xhami i thyer në një nga portat hyrësë ku ndodhi edhe incidenti. I riu është neutralizuar nga forcat e policisë dhe aktualisht ndodhet në ambjentet e komisariatit të Gramshit ku pritet edhe arrestimi i tij.
(Me rreth xhami i thyer i derës së komisariatit)
(Komisariati i Gramshit)
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)