Djali i Michael Buble me kancer
nis kimioterapinë për 4 muaj

Djali i Michael Buble me kancer<br />nis kimioterapinë për 4 muaj
Djali 3-vjeçar i këngëtarit Michael Bulble dhe aktores Luisana Lopilato është dignostifikuar me kancer, ka raportuar javën e shkuar një revistë argjentinase.

Ndërsa edhe vetë këngëtari e ka konfirmuar përmes një postimi në facebook. "Jemi të shkatërruar nga diagnozën e fundit e kancerit të djalit tonë të madh, Noah, i cili aktualisht merr trajtim në Shtetet e Bashkuara. Ne kemi folur gjithmonë për rëndësinë e familjes dhe dashurinë që kemi për fëmijët tanë. Luisana dhe unë do t’i kushtojmë të gjithë kohën dhe vëmendjen tonë Noah-s dhe tashmë kemi pezulluar aktivitetet tona profesionale. Gjatë kësaj kohe të vështirë, ne ju kërkojmë të luteni për atë dhe lutemi të respektoni privatësinë tonë. Kemi një rrugë të gjatë përpara dhe shpresojmë që me mbështetjen e familjes tonë, miqtë, fansat në mbarë botën dhe të besimit në Zot, ne mund të fitojmë këtë betejë”, ka shkruar ai.

Mjekët në Los Angjelos kanë konfirmuar se çifti ka kaluar momente të mëdha frike gjatë ekzaminimit fillestar në një klinikë në Buenos Aires.
 
Mediat tashmë kanë raportuar se vogëlushi Noah ka filluar kimioterapinë e cila do të zgjasë katër muaj.

Tezja e volgëlushit është shprehur: “Nëse Zoti deshi që të zbulohej në këtë mënyrë e bëri sepse donte ta shpëtonte Noah. Kanceri është një sëmundje e tmerrshme, por ne kemi besimin se Noah do të ketë forcë ta përballojë. Ne e dimë që do ja dalë. Koha për të filluar një trajtim të gjatë dhe të vështirë ka ardhur, por gjithçka do shkojë mirë”.





Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

 

4/2
  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

PD nxjerr karriget në oborrin e Kuvendit, i vënë flakën

PD nxjerr karriget në oborrin e Kuvendit, i vënë flakën