Një emër i madh i shkencës së agronomisë, Pandeli Pasko Kuteli, që është edhe djali i shkrimtarit të madh Mitrush Kuteli, u përfshi në debatin e hapur në Shqipëri për Silicon Mix, ku prej ditësh, pas akuzave mediatike, specialistët po mundohen të sqarojnë efektet për produktin, larg tymnajës për helmim të popullatës apo ndryshim të ADN-së së njeriut.
Përtej zhurmës politike e mediatike dhe ndërhyrjes së prokurorisë në këtë cështje, ku u mor në hetim ish-ministri Niko Peleshi, fjala e ekspertëve duket se nuk po zë vend, përsa kohë që pak media po i japin rëndësinë e duhur. Por nga Instituti agronom i Barit, institucioni shkencor me prestigjoz ne mesdhe persa I perket bujqesise organike (http://www.iamb.it/), ku Pandeli Pasko Kuteli ushtron detyrën e tij kerkuesi shkencor, duke ndjerë detyrën dhe përgjegjësinë qytetare, vetë ai, ka sqaruar me një prononcim të gjatë efektin e silicon mix.
Deklarata e plotë
"Silicon Mix – Përtej konfrontimeve jo teknike. Shënim i një agronomi.
Ditën e djeshme lexova në shtyp një vërejtje të Prof. Pëllumb Pipero lidhur me efektet e produktit Silicon Mix.
Instinkti bujqësor më shtyu të vendos një përgjigje, e cila u botua tek gazeta ‘Dita’, por jo tek një gazetë tjetër. Mbasdite vonë pashë edhe një intervistë teknike dhe shumë të vlefshme të Prof. Shpendi Shahinit, por e cila kishte mbetur e pabotuar për kohë të gjatë, duke penguar sqarimin e opinionit publik.
Që në bujqësi ka me të vërtet mungesa kompetence në përdorimin e pesticideve dhe në kontrollin e këtij përdorimi – ky është fakt i njohur dhe shpresoj të zgjidhet nga disa projekte të ndërmarra aktualisht në këtë kuadër.
Sa i përket produktit Silicon Mix, për të kapërxyer konfrontimet jo teknike e të pabazuara, lejohem të shënoj sa më poshtë:
– Silicon Mix është preparat i cili përdoret më shumë në vendet e lindjes, në SHBA, në Izrael dhe në Angli.
– Nuk bëhet fjalë për pesticid (si shkruan Z. Pipero), po për pleh shtesë ose mikropleh (si saktëson Z. Shahini). Në të vërtet është një pleh me përmbajtje mikroelementesh në një kombinim të tillë që e bëjnë bimën më të qëndrueshme ndaj parazitëve të ndryshëm. Por ato nuk kanë veprim negativ mbi këto parazitë, nuk i vrasin, pra nuk janë as pesticide (term i përgjithshëm) dhe as insekticide. Thjesht bima zhvillohet më e fuqishme dhe përballon mjaft sulme të parazitëve dhe strese të ndryshme.
– Zbulimi i rëndësisë së mikroelementeve në rritjen e bimëve ishte një hap i madh për bujqësinë. Kush dëshiron të thellohet më shumë, le të lexojë tekstet e agrokimisë të studentëve të bujqësisë dhe le të kerkojë sqarim nga katedra përkatëse pranë Fakultetit të Bujqësisë. Po ashtu edhe një artikull të plotë anglisht “Microelements in Agriculture” të Z. Eyal Ronan, Drejtor i zyrës Agronomike pranë ‘Haifa Chemicals’, Israel. https://www.researchgate.net/…/274244742_MICRO-ELEMENTS_in_…
– Në ligjshmërinë e BE për plehrat bujqësore lejohet përdorimi si përbërës në plehra dhe përmirësues i të tre elementeve: Mn, Si dhe Zn. (REGULATION (EU) 2019/1009 OF THE EUROPEAN PARLIAMENT AND OF THE COUNCIL of 5 June 2019 laying down rules on the making available on the market of EU fertilising products and amending Regulations (EC) No 1069/2009 and (EC) No 1107/2009 and repealing Regulation (EC) No 2003/2003)
– Mikroelementet përdoren në doza tepër të vogla dhe mjaft të holluara, sipas këshillimit.
– Nëse ka dyshime për dozat e përdorura apo mbetje të dëmshme të mikroelementeve në bimë, kjo mund të vërtetohet lehtë me analiza laboratori.
– Nëse ka dyshime për produktin – shqyrtohet dokumentacioni përkatës dhe certifikimi i nevojshëm, por nuk është e drejtë nga ana teknike dhe shkencore të denigrohet një produkt dhe është madje e dëmshme kur bëhet fjalë për produkt cilësor e të dobishëm.
Për më tepër, për përdorimin dhe dobinë e Silicon mix, mund të hapni këto lidhje:
https://www.smart-fertilizer.com/articles/silica
https://www.certisusa.com/…/pd…/agsil_tech_gerbera-daisy.pdf
Pandeli Pasko
CIHEAM Instituti Agronomik Mesdhetar i Barit/Lexo.al
Ikni more plehra mashtrues... të gjithe mundohen me një kushuri në fshat një i njohur për të blerë domate kastravec spec çdo gjë se të gjitha të helmojne... këtë vit doli bostani dhe pjepri me kimikate.. i vdekt familja atij që helmon njerëzit duke shitur produkte me kimikate
Përgjigju