Djali i mitur i liderit çeçen Kadyrov, emërohet vëzhgues në batalionin e ushtrisë ruse

Djali i mitur i liderit çeçen Kadyrov, emërohet vëzhgues në batalionin e ushtrisë ruse

Ramzan Kadyrov, lideri çeçen dhe djali i tij

Djali i liderit çeçen Ramzan Kadyrov, i cili u fotografua këtë vit duke rrahur një të burgosur në paraburgim, është emëruar si vëzhgues në një batalion të ri që është pjesë e forcave të ministrisë së Mbrojtjes ruse, tha një zyrtar i lartë çeçen të martën (28 Nëntor).

Adam Kadyrov, i cili mbushi 16 vjeç javën e kaluar dhe u emërua së fundmi si shefi i truprojave të babait të tij, u shfaq në një video në rrjetet sociale të publikuar nga Ramzan Kadyrov në shtator duke goditur me grushte dhe shkelma një të burgosur të akuzuar për djegien e Kuranit. Videoja nxiti reagimi të ashpra.

Ramzan Kadyrov, një aleat i vendosur i presidentit rus Vladimir Putin, tha në atë kohë se ai ishte krenar për djalin e tij dhe e respektonte Adamin për arritjen e “idealeve të nderit, dinjitetit dhe mbrojtjes së besimit të tij për të rriturit”, raporton Reuters.

Adam Delimkhanov, i cili kryeson degën çeçene të Gardës Kombëtare ruse dhe është gjithashtu anëtar i parlamentit rus, tha të martën se i riu Kadyrov ishte emëruar kurator, ose vëzhgues i batalionit.

“Ky emërim ishte një rezultat i natyrshëm i shërbimeve të rëndësishme të Adamit në ruajtjen e vlerave fetare, familjare dhe kulturore të popullit tonë”, tha Delimkhanov, i cili konsiderohet zyrtari i dytë më i lartë i Çeçenisë pas Kadyrovit.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Amnistia do votohet në Kuvend, a duhen falur protestuesit e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Miratimi i ligjit 'Për zonat e Mbrojtura', Kumbaro: Do ketë ndërtime ekologjike dhe miqësore me mjedisin

Miratimi i ligjit 'Për zonat e Mbrojtura', Kumbaro: Do ketë ndërtime ekologjike dhe miqësore me mjedisin