Zelensky: Rusia duhet të marrë pjesë në bisedimet për paqe

Zelensky: Rusia duhet të marrë pjesë në bisedimet për paqe

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha se qeveria e tij synon të përgatisë deri në nëntor një plan paqeje për një samit të dytë ndërkombëtar për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë. Ukraina zhvilloi muajin e kaluar një samit në Zvicër, në të cilin morën pjesë përfaqësues të 92 vendeve, por jo të Rusisë.

"Unë mendoj se përfaqësuesit e Rusisë duhet të jenë të pranishëm në samitin e dytë," tha Zelenski tha pasi u kthye nga një vizitë në Uashington, ku mori pjesë në samitin e NATO-s.

Rusia kishte kritikuar më parë samitin e mbajtur në Zvicër, duke thënë se çdo diskutim që nuk përfshin Moskën është "absurd".

Mbi 40% e ukrainasve janë pro fillimit të bisedimeve për paqe me Moskën

Sipas një sondazhi të botuar nga e përjavshmja ukrainase Dzerkalo Tyzhnia mbi 40 për qind e ukrainasve janë pro fillimit të negociatave për paqe me Rusinë.

Në sondazh nuk ishin përfshirë banorët e Gadishullit të Krimesë, i cili u aneksua ilegalisht nga Rusia në vitin 2014, dhe zona të tjera në lindje dhe jug të vendit që janë të kontrolluara nga Rusia.

Sipas sondazhit 43.9% e ukrainasve në zonat e kontrolluara nga Kievi mendojnë se "ka ardhur koha për fillimin e bisedimeve zyrtare për paqe midis Ukrainës dhe Rusisë", 35% ishin kundër fillimit të negociatave dhe 21% që ishin të pavendosur.

Dallime rajonale

Në rajonet jugore të Ukrainës u konstatua mbështetja më të madhe për fillimin e bisedimeve të paqes, me rreth 60%. Ndërsa në rajonet qendrore pro negociatave ishin gati gjysma e banorëve.

Në perëndim të vendit – që konsiderohet si qendra ku jeton popullasia ukrainisht-folëse, e cila tradicionalisht ka votuar për partitë nacionaliste dhe properëndimore ukrainase – pro fillimit të bisedimeve të paqes me Moskën ishte vetëm 35% e popullsisë.

Mbështetja më e ulët për negociatat u regjistrua në rajonet lindore të Ukrainës, ku pro bisedimeve ishte vetëm 34% e popullsisë.

Shumica e të anketuarve kundër propozimeve të Putinit

Megjithë qëndrimin pro bisedimeve për paqe 83% e të anketuarve janë kundër kërkesave të bëra në qershor nga presidenti rus Vladimir Putin në mënyrë që t'i jepet fund luftës.

Putini tha se Rusia do të binte dakord për armëpushim dhe do të hynte në bisedime për paqe, nëse Ukraina do të tërhiqte trupat e saj nga katër rajone në jug dhe lindje që Moska pretendon se i ka aneksuar. Nga katër rajonet e pretenduara vetëm Luhansku kontrollohet kryesisht nga forcat ruse.

Presidenti rus kërkoi gjithashtu që Kievi të heqë dorë nga çdo ambicie për t'u anëtarësuar në NATO. Sipas sondazhit thuajse 59% e popullsisë janë kundër përfshirjes në kushtetutën e Ukrainës të një neni për neutralitet dhe mosangazhimin ushtarak të vendit./ DW

G.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • HAJDAR KARUC REXHEP LEKA [ KEPI ]: 16/07/2024 09:29

    O zZhelecka tani u kujtove ti pēr paqe nga qē e pe qē ariu Ruß po tē shkatron me themel e tani do paqe. Mbasi ke vrar me qindra djem tē ri Ukrainas. E ke shkatruar komplet Ukrainēn. Ku e ke pra USA se ata do tē ndihmonin. Pse su ule qē nē fillim nē bisedime po bēje si garip o lecka Ukrainēs.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër