Trupi i një vajze adoleshente u gjet nga babai i saj në një ndërtesë të braktisur, pasi ajo u godit me thikë për vdekje nga i dashuri i saj.
Modelja ruse Eva Sibatullina, 17-vjeçe, thuhet se është goditur më shumë se 10 herë me thikë në një fshat afër Moskës.
I dashuri i saj Kirill Yurchikov, gjithashtu 17-vjeç, u arrestua pak më vonë pas kryerjes së sulmit të rëndë.
Ai u detyrua t'i dorëzohej policëve nga babai i tij Sergey Yurchikov, 45 vjeç, një oficer i lartë i gardës kombëtare ruse, sipas raportimeve.
Eva ishte vajza e Marat Sibatulin, një Ministri Ndërtimi në rajonin e Moskës.
Ai thuhet se e gjeti trupin e saj të pajetë të mbuluar nga gjaku në një ndërtesë të braktisur në fshatin Romashkovo afër Moskës./The Sun