'Djali im rezulton me COVID-19'/ Deputetja e PS në vetëkarantinim bashkë me familjen, ja apeli i saj si nënë

'Djali im rezulton me COVID-19'/ Deputetja e PS në vetëkarantinim bashkë me familjen, ja apeli i saj si nënë

Ndërsa situata është përshkallëzuar në 104 të infektuar dhe 4 viktima nga koronavirus në Shqipëri, Shqiptarja.com mëson se një ndër personat e konfirmuar pozitiv me COVID-19 është edhe djali i deputetes socialiste, Antoneta Dhima.

Lajmi është bërë i ditur nga vet deputetja, e cila përmes një reagimi në rrjetet sociale është shprehur se ai ndodhet në spital, ndërsa ajo dhe familja e saj janë vetëkarantinuar në shtëpi.

Në postimin e saj, Dhima duke u bërë thirrje qytetarëve të tregohen të kujdessshëm dhe të zbatojnë rregullat për parandalimin e përhapjes së koronavirus, po ashtu ka dhënë edhe një apel si nënë: “Edhe pse ende nuk e di se si im bir është prekur nga ky virus, këshilla ime si nënë është të ruani veten, pasi vetëm kështu mund ta fitojmë këtë luftë, të ashpër por jo të pamundur!”

“Bashkë do ia dalim”, përfundon mesazhin e saj deputetja socialiste.

Postimi i plotë:

"Si qytetarë që punojmë e jetojmë në këtë vend, nuk jemi të përjashtuar nga asgjë, aq më tepër nga semundjet dhe “armiqtë e padukshëm”.

Është e vërtetë që im bir ka rezultuar pozitiv ndaj testit të COVID-19, dhe tashmë ndodhet në mjediset e Spitalit Infektiv nën kujdesin e mjekëve dhe infermierëve pas disa ditëve karantinë në shtëpi.

E ndodhur përballë këtij fakti, si nënë, kam bërë gjthcka munda për të evitur kontaktet e tim biri me persona të tjerë, ndërsa u pa e arsyeshme që ai të qëndronte nën kujdesin e mjekëve dhe infermierëve.

Besimplotë se falë punës dhe përkushtimit të mjekëve dhe infermierëve, gjithcka do të shkoj siç duhet, doja t’ju thosha të gjithëve që të tregoheni të kujdessshëm, të zbatoni rregullat dhe respektoni vendimet e marra.

Edhe pse ende nuk e di se si im bir është prekur nga ky virus, këshilla ime si nënë është të ruani veten, pasi vetëm kështu mund ta fitojmë këtë luftë, të ashpër por jo të pamundur!

# BashkëDoIaDalim

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ymeri: 25/03/2020 00:16

    DEPUTETE legena,,,ketyre nuk duhet ti flasesh as ne rruge……behet katunari deputet ,,pa pike dinjiteti e morali...…..//

    Përgjigju
  • I varfer+pasur=koronavirus: 24/03/2020 09:45

    Duhesh kjo situate qe keta politikane majtas+djathtas meqa na kane ba ne si popull dhe si e kane lane shqipnine qysh prej vitit 1991 vetem vjedhin e vjedhin nuk na dhimsen ma fare cfaredo qe tju nodhin.Ne si popull per keta politikane te provum dhe sprovum ofrojme ZERO DASHURI.

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 24/03/2020 05:36

    Virusi luftohet me kundravirus. Sali Kinina quhet

    Përgjigju
  • Arifi: 24/03/2020 01:11

    TI MOJ DEPUTETE IA DHE SHPIRTIN DHE DINJITETIN PARASE DHE PISLLEKUT,,,,ASNJEHERE NUK I KE BERE KRITIKA APO TI KERKOJE LLOGARI EDI RAMES NE PARLAMENT PER GJENDJEN NE SHQIPERI,,,PER RRUGET,TENDERAT,KONCESIONET,,SHENDETSINE,,MUNGESEN E ILACEVE,,,PSE NUK BEHEN SPITALE TE REJA,,PSE IKIN MJEKE--INFERMIERE JASHTE,,PSE IKIN NJEREZIT PER PUNE JASHTE KUR KANE TOKAT DJERRE KETU... PSE NUK HAPEN VENDE PUNE ,,PSE PAGUHEN KAQ PAK SHQIPTARET,,,PSE NUK RRITEN RROGAT -PENSIONET NE SHQIPERI PSE NUK KA INVESTIME TE MEDHA,PSE ASISTENCA ESHTE KAQ E VOGEL,,ETJ,ETJ,,NE VEND TE TE ISHE E NDERSHME U BERE NJE ME HAJDUTET E POPULLIT SHQIPTAR DUKE MENDUAR TE BEJ CA PARA,,POPULLI TE MENDOJE PER VETE,,,,TANI TI MENDO PER VETE,,SE POPULLI AS NUK E CAN KOKEN PER TY,,,E NJEJTA GJE VLEN DHE PER OPOZITEN KRIMINALO-HAJDUTE...

    Përgjigju
    • A. N.: 24/03/2020 07:25

      Mjere per kete popull. Me virus nga te kater anet dhe me qeveri hajdutesh.

    • Arben: 24/03/2020 07:04

      Zoti Arifi pjesa me e madhe e atyre qe ti kerkon nga qeveria jane shume te drejta, por a eshte fajtore Rama? Fajtoret ndahen ne dy grupe te medha: 1-Ne ata qe duan te gabojme dhe qe mundohen te fshehin gabimet. 2- Ata qe gabojne, me dashje apo jo, dhe pranojne gabimet e tyre. Une do preferoja nje grupe te trete: Ne ata qe nuk gabojne me dashje, por dhe kur gabojne pranojne gabimet e tyre. Por njrez nga keto te grupit te trete nuk ka. Politikanet ne Shqiperi futen ne dy grupet e para. Dhe Edi Rama i perket grupit te dyte. Politikanin e cilit grupe do preferoje? Une po pres ata te grupit te trete qe vijne vetem nje here ne kater vjet, kur ka zgjedhje.

  • luljeta: 24/03/2020 00:34

    O rama hiqe mjekren mor mut mor hale,,,se na solli ters……..

    Përgjigju
  • vera: 24/03/2020 00:33

    AMAN mos na rrini ne tirane,,,shkoni ne qytetet nga keni ardhur….

    Përgjigju
    • Arev: 24/03/2020 09:29

      Qe te hashe gjiz rehat?

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?