Në protestën e sotme të opozitës është shfaqur edhe djali i Sokol Olldashit, Glauk Olldashi. Ai është fotografuar përpara kryeministrisë me turmën e protestuesve të opozitës.

Babai i tij i ndjerë, Sokol Olldashi ishte një prej figurave kryesore brenda PD, dhe ka mbajtur poste të ndryshme gjatë karrierës së tij politike.

Më herët në një intervistë për Shqiptarja.com, ai është shprehur se aspiron impenjimin në politikë, dhe se e sheh të udhës që brezi i ri të angazhohet për të ofruar zgjidhje të reja problemeve të vjetra që e kanë shoqëruar vendin tonë.

Glauk Olldashi tani jeton në Angli teksa vijon studimet për Ekonomi Politike.

Glauk Olldashi