Foto: Steve Witkoff

I dërguari special i SHBA-së për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, përshkruan një moment lidhjeje me udhëheqësin e Hamasit, Khalil al-Hayya, mbi përvojën e tyre të përbashkët të humbjes së një djali, në një intervistë me programin 60 Minuta të CBS.

Witkoff u takua me al-Hayya-n në Egjipt në fillim të këtij muaji gjatë negociatave për t'i dhënë fund luftës në Gaza, në një takim shumë të pazakontë ballë për ballë midis një zyrtari amerikan dhe një anëtari të grupit terrorist palestinez.

Ai thotë se kur hyri në dhomën për takimin me delegacionin e Hamasit, e gjeti veten të ulur direkt pranë al-Hayyas.

“Ne i shprehëm ngushëllimet tona për humbjen e të birit. Edhe ai e përmendi. Dhe unë i thashë se kisha humbur një djalë dhe se të dy ishim anëtarë të një klubi të tmerrëshëm, prindër që kemi varrosur fëmijë”, tha Witkoff.

Djali i ndjerë i Witkoff, Andrew, vdiq në moshën 22 vjeç nga një mbidozë. Djali i Al-Hayya-s, Himam al-Hayya, u vra në sulmin ajror izraelit në selinë e Hamasit në Doha më 9 shtator, i cili nuk arriti të vriste asnjë nga udhëheqësit e lartë të Hamasit që kishte shënjestruar.


Lajmi kryesor:

Sulmet mes Hamasit e Izraelit, Trump: Nëse grupi palestinez thyen armëpushimin, do të shkatërrohet! Kryeministri Netanyahu: Dje hodhëm 153 ton bomba mbi Gaza