Djali i ish-presidentit Rexhep Meidani vijon sulmet ndaj qeverisjes së Edi Ramës, ndërsa komenton lajmet e portaleve afër opozitës se në shtator ikën drejtorja e Tatimeve, Briseida Shehaj.
  
Ndërsa komenton edhe doganat, aty ku ai ka punuar për një farë kohe, përpara se të shkarkohej nga detyra me vendim të Elisa Spiropali, atëherë drejtor te Doganat. 

"Lexoj lajmet si perdite dhe ç’të shoh: “lajmin bombastik” qe do iki ne shtator Brisi e tatimeve. E tmerrshme! Pse?! Mos e ka fajin lufta e deshtuar kunder informalitetit? Po prit se do behej nje tentative e re ne gusht; pse nuk priten keta?
 
Me kishin thene para pak ditesh edhe per Pranveren e doganave qe e paskerkan lajmeruar qe do ikte ne shtator. Se normalisht keto pune keshtu e kane, me paralajmerim perpara se nuk qepen kollaj letrat e gojet e liga", 
shkruan Meidani. 

Ai sulmon deklaratat e Ramës për kërcënimet me burg ndaj evazionistëve dhe informalitetit, ndërsa nga ana tjetër vlerëson maksimalisht LSI.
 
Postimi në Facebook i Denion Meidanit:
"Lexoj lajmet si perdite dhe c’te shoh: “lajmin bombastik” qe do iki ne shtator Brisi e tatimeve. E tmerrshme! Pse?! Mos e ka fajin lufta e deshtuar kunder informalitetit? Po prit se do behej nje tentative e re ne gusht; pse nuk priten keta?
 
Me kishin thene para pak ditesh edhe per Pranveren e doganave qe e paskerkan lajmeruar qe do ikte ne shtator. Se normalisht keto pune keshtu e kane, me paralajmerim perpara se nuk qepen kollaj letrat e gojet e liga.
 
E gjithe kjo zallamahi pak dite te shkreta mbasi ministri i linjes deklaroi qe ekonomia eshte ne shina te shendosha dhe planet po realizohen natyrisht njesoj si ne kohen e socializmit me mbi 100%.
 
Shume nga ju habiten dhe pyesin veten pse keto te dyja e ca drejtore te tjere. Valle rifreskim? Impuls i ri?
 
Une do te thoja qe mbase dhe marreveshjet e korrikut te nxehte per te krijuar 71 plus vota pa LSI mund te kene pikerisht kete fature te shtatorit qe ne lexojme sot.
 
Dikujt doganen e Durresit, sic pame ne lajme kohe me pare, dikujt te pergjithshmen, dikujt nje tender e dikujt nje leje 30 kateshi mu ne zemer te Tiranes.
 
Te qeverisesh pa numrat e LSI ne situaten ku eshte qeveria e parlamenti nuk eshte fare e lehte dhe sigurisht kete ka pranuar kokeulur me ne fund besoj dhe “kryeshefi” dhe prandaj mbase ngriti me nxitim flamurin e bardhe me ngjalen qe valevitet si kafke pirate ne mes te tij, e rreku te lere kercenimet per burgime te bujshme e te beje paqe duke filluar negociata, leshime e mbase edhe rifreskime". 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com