Djali iu vra në derë të shtëpisë, nëna e Marjo Majollarit mes lotësh: Më ka humbur besimi tek drejtësia, por sa të kem frymë do luftoj

TIRANE - Për Naile Nelën, vrasësi i djalit të saj Mario Majollarit, është ai që gjykata i pushoi çështjen, Kastriot Gjuzi. Teksa fshin lotët e shtrëngon duart, Naile Nela akuzon policinë e prokurorinë se ka fshirë çdo provë që fajësonte Gjuzin në krim.

“Që është Kastriot Gjuzi, ajo dihet. Ishte vetë policia që nxori emrin e këtij. I at ii Marios ka bërë dy vrasje, mund të ishte edhe pala tjetër. Pse ishte pikërisht emri i këtij që doli? Sepse ishin provar. Dhe është po kjo polici që i fshiu të gjitha provat, i fshiu të gjithë dosjen. Dosja është e bardhë. Unë kam dosjenn që kanë bërë hetimin dhe janë shumë gjëra që prokuroria nuk i ka zbardhur aty. Është një polici që ka shkuar, që ka deponuar aty, janë shenjat e gishtërinjve të Rigersit e të Kastriotit bashkë, janë dëshmitë e komshinjve dhe nuk janë marrë asnjë për bazë", shprehet ajo.

Edhe pse tashmë nuk ka më besim te drejtësia, Naile Nela shprehet se çështjen do ta çojë deri në Gjykatën e Lartë, pasi Apeli la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë që çështja për Kastriot Gjuzin të pushohet për mungesë provash.

“Sa të kem frymë e sat ë kem jetë nuk do ta lë mbrapa këtë gjë. Sepse djali im ishte i pafajshëm. Djali im u vra prapa kurrizit. Sepse e dinin që tek familja ime nuk kishin aq forcë si të bësh vetëgjyqësinë, si dhe nga instancat shtetërore. Nuk kam tek drejtësia besim. Deri më sot nuk kam. Të shikoj tek e Larta sa mund të eci, por më ka humbur besimi”, thotë Naile Nela për Report Tv.

Pak javë më parë, thotë Nailja, pjesëtarë të fisit Gjuzi kanë kërcënuar me jetë edhe bashkëshortin e motrës së saj, denoncim i cili është depozituar në komisariatin numër 4.

“Ai është provokuar dhe është kërcënuar. Biles ka bërë edhe një denoncim tek rajoni 4 për mbrojtje dhe policia nuk i ka vënë mbrojtje, thjesht i kanë thënë nuk na duket aq e rrezikshme. Policisë i duket e rrezikshme vetëm kur shkon në Tufinë”, u shpreh Nela.

Marjo Majollari u vra mbrëmjen e 10 Prillit të 2018-ës pranë pallatit ku ai banonte. Pas ngjarjes policia tha se shkak ishte gjakmarrja, pasi babai i tij, Avni Majollari tashmë i dënuar me burgim të përjetshëm, në vitin 2000 vrau Armando Nelën e Ilir Gjuzin, vëllain e Kastriot Gjuzit.

G.M./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • XXX: 18/08/2019 15:40

    Ata qe vrau yt shoq nuk ishin bije nenash? Per ta nuk qajne njelloj nenat? Mesoni mos beni gabime se nuk ngel gje pa u shlyer ne ket dynja.

    Përgjigju
    • Ger: 18/08/2019 19:28

      I shoqi i kesaj eshte ne burg per ate qe ka bo. Kaq po kerko dhe kjo qe vrasesi i birit te denohet nga drejtsia.

    • Per xxx: 18/08/2019 19:02

      Po ca faji ka djali I shkret te pagoj per te atin qe as nuk ka pas lidhje me ate ? Ty te vrafshin ate qe te djeg me shum

    • Endri: 18/08/2019 16:26

      Po ish bashkeshorti po e vuan denimin, perse duhet te vritej i biri??? Nuk jemi ne Afrike, jemi ne Europe...Po ne nuk behemi njerez, jemi kafshe...

  • Trnakop Kacija: 18/08/2019 14:34

    Per keqardhje - kaq mund te them.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar