Pas dezertimit të katër ushtarakëve shqiptarë të repartit komando në Britaninë e Madhe, ku kishin shkuar për një trajnim, ka reaguar për Report Tv babai i një prej tyre.

Ushtarët Ylber Tokrri, Aleksandër Shkulaku, Klevis Lamkaj dhe Reni Ajazi nuk u kthyen më në Shqipëri, por nuk u kthyen me pjesën tjetër të ushtarakëve, duke vendosur të emigrojnë në Britaninë e Madhe. Ky veprimi i tyre dhe njëherazi thyerje e ligjit ushtarak, ka alarmuar Ministrinë e Mbrojtjes e cila ka nisur një kallëzim penal. 

VIDEO/ Dëshmia e plotë e babait të Aleksandër Shkulakut

Lulzim Shkulaku, babai i Aleksandër Shkulakut nga Pogradeci, ka thënë thë se djali ka dezertuar për shkaqe ekonomike. Ai i ka bërë apel të kthehet në atdhe, pavarësisht se siç thekson, shteti nuk e ka vlerësuar për kontributin e tij. "Lajmin e morëm vesh nga të njohurit tanë. S'kami komunikuar me të që në momentin që u nis me misionin trajnues. E konsideron veprimin e djalit si të nxituar. I bëj thirrje të kthehet në Shqipëri. Arsyeja që ai nuk kthehet është gjendja ekonomike. Shteti nuk e ka vlerësuar për kontributin e tij. Djali ka kryer dhe misione të tjera jashtë shtetit ku është vlerësuar me certifikata. I bëj thirrje djalit të kthehet sa më shpejt dhe të japë kontributin në vendin e tij, për veten e tij dhe familjen e tij".
aleksander

aleksander
(Lulzim Shkulaku, babai i Aleksandër Shkulakut)

Arratisja e katër ushtarakëve shqiptarë nga trajnimi ushtarak në një bazë në Angli, ka bërë që prokuroria e Tiranës të nisë hetimet për akuzën e “Mosparaqitjes në repart”. Hetimet kanë nisur nga seksioni ushtarak në prokurorinë e kryeqytetit. Kallëzimi është depozituar nga Policia Ushtarake, që është në varësi të ministrisë së Mbrojtjes. 

Mësohet se ata janë nisur drejt Londrës në fillim të këtij muaji për një program trajnimi. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com