Qyteti meksikan Sonora, megjithatë i ka ndaluar prindërve të vendosin emrin Facebook për fëmijët e tyre. Përveç emrit Facebook, në këtë qytet janë edhe 60 emra të tjerë “të ndaluar”.
Kjo masë drastike vjen pasi ky emërtim nuk gjen “kuptim” nga shumë persona, ndaj për këtë çështje ka reaguar zëshëm edhe drejtoresha e Zyrës Civile, Cristina Ramirez.
Zyrtarët e qeverisë u detyruan të marrin një hap të tillë, që nga momenti kur në regjistrat e emrave panë disa fëmijë që e kishin emrin Facebook.
“Ligji është i qartë sepse ua ndalon atyre që të lënë emra poshtërues, ose që nuk kanë kuptim fare”, ka thënë drejtoresha e Zyrës Civile, Cristina Ramirez.
Kështu në qytetin Sonora është vetëm një djalë me emrin Facebook dhe ai duhet të ndihet shumë i privilegjuar dhe me shumë fat.
Përpos këtij emri, zyrtarët kanë ndaluar edhe emrin Synet.
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)