Menjëherë pas arrestimit të Gjyqtarit Ibrahim Hoxha, djalit të tij dhe dy personave të tjerë, për akuzën e korrupsionit, Policia e Shtetit, ka nisur një hetim hetim pasuror për gjyqtarin.
Sipas burimeve të policisë, vetura “Mercedez- Benz”, e sekuestruar djalit të gjyqtarit, Ledion Hoxha, mësohet se kalon vlerën e 15 mijë eurove.
Ajo ishte regjistruar në në emër të djalit të xhaxhait të tij. Madje në momentin e bllokimit të policisë, djali i gjyqtarit, është përpjekur të shmangë këtë veprim, duke argumentuar se mjeti ishte i djalit të xhaxhait të tij.
Mirë po pas verifikimit, policia ka zbuluar se në 6 muajt e fundit të gjitha gjobat që i ishin vendosur kësaj makine nga policia rrugore, ishin në emër të Ledion Hoxhës.
Ndërkaq hetuesit zbuluan po ashtu se Hoxha, kishte edhe një veturë tjetër sportive, rregjistruar në emër një personi tjetër.
Ndërkaq burime të policisë thanë se gjyqtari Ibrahim Hoxha, kishte edhe një lidhje tjetër me Dritan Jazexhiun, personi që do të përfitonte nga vendimi gjyqësor këtë të martë në orën 09:30.

(Biznesmeni Dritan Jazexhiu)
Burime nga grupi hetimor në polici, thanë se Jezenxhiu ishte arrestuar pak muaj më parë nga policia, për vjedhje energjie.
Prokuroria ka kërkuar dënimin e tij me 2 vjet burg. Por gjyqtari në një proces që vijon, e ka lënë atë me masën detyrim paqaqitje.
Ndërkaq me Gajdën, Gjyqtari Hoxha është njohur që në kohën kur ka punuar në Prokurorinë e Beratit si oficer i Policisë gjyqësore.
Redaksia online
l.q/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com