Mallakastër/ Djali me probleme mendore vrau babanë, vihet në pranga pas disa orësh! Kryeplaku i fshatit: S'ishte problematik

MALLKASTËR- Pas disa orësh ndjekjeje, ka rënë në pranga 37-vjeçari Mariglen Muhametaj, autori i vrasjes që u regjistrua një natë më parë në fshatin Greshnicë të Mallakastrës. Muhametaj vuan nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa dyshohet se ka vrarë më sende të forta babanë e tij Qemal Muhametajn, 73-vjeç, dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes.

Lidhur me këtë ngjarje ka folur edhe kryeplaku i fshatit, Kastriot Hysenaj, i cili shprehet se 37-vjeçari ishte një person i qetë dhe nuk ka krijuar probleme në zonë. Ai tregon se Hysenaj ishte një person i mbyllur. Kryeplaku thotë se kur ka ardhur në vendngjarje ka gjetur 73-vjeçarin pa shenja jete ndërsa djali i tij ishte larguar. Sipas kryeplakut, 37-vjeçari ishte një person i mbyllur, por nuk kishte krijuar asnjëherë probleme me banorët e zonës.

“Ka qenë i sëmurë çuni, se di a kurohej apo jo. Djali i qetë, nuk e dinim që arrinte në këtë gjendje. Jo jo asnjëherë. Fare as me banorët. Ka i ati 20-30 kokë dhi, rrinte me ato. Herë ai herë i ati. Djalë i mbyllur. Mund të ketë qenë ngjarje e çastit”, tha ai.

Ngjarja e rëndë u regjistrua një natë më parë rreth orës 21:30 në fshatin Greshnicë në Mallakastër.

1661494011_MariglenMuhametaj.jpg

Autori i vrasjes Mariglen Muhametaj

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:45
Djali me probleme mendore vret babanë, fqinjët në Mallakastër: E qëlloi me pllakë betoni në kokë! Është bërë hataja

 

Fqinjët në Mallakastër të familjes Muhametaj janë shprehur për mediat se e njihnin të ndjerin dhe se i biri që kishte probleme mendore e kishte vrarë me pllakë betoni në kokë.

Të pyetur nëse i biri kishte probleme mendore, banorët e pohuan duke shtuar se ky i fundit merrte mjekime. Sipas tyre, ai ka qenë dikur në gjendje normale por pas kthimit nga Greqia, kishte shfaqur probleme.

  • -          E njihnit të ndjerin që humbi jetën mbrëmë
  • -          Ja atje ishim tnai. Është bërë hataja, ai s’ishte mirë nga mendja.
  • -          Po si e vrau?
  • -          E qëlloi me pllakë betoni në kokë.
  • -          Po pse kishin ndonjë konflikt të çastit?
  • -          Jo ashtu ishte si gjysmë ai.
  • -          Po herë të tjera ka patur veprime të tilla, pse se çoi në Vlorë ai?
  • -          Po s’çohet fëmija në Vlorë o ti ça thua.
  • -          A merrte mjekime, ilaçe? Merrte.
  • -          Si sillej në fshat?
  • -          Po mirë sillej ai punonte andej nga Greqia pastaj erdhi këtej i ranë trutë.

‘I ati kishte shkuar jashtë të lante këmbët dhe pa shkak ai ka shkuar dhe e ka qëlluar me pllakë betoni në kokë. I ati vdiq në vend. Çuni iku pas ngjarjes, u gjet andej nga Fratari lart. Ai ashtu ka qenë. Me neve mirë sillej, nuk tregohej agresiv.’- tha banori tjetër.  

Ora 07:49
Mallakastër/ Djali me probleme mendore vrau babanë, kryeplaku: Nuk ka qenë problematik

 

Kryeplaku i fshatit të Greshicës në Mallakastër, Kastriot Hysenaj ka folur pas ngjarjes, ku djali me probleme mendore vrau babnë një natë më parë. Ai thotë se 37-vjeçari Mariglen Muhametaj ishte person i qetë dhe nuk kishte krijuar asnjëherë probleme.

“Mua më morën në telefon se jam kryeplaku i fshatit. Kur erdha pashë policinë aty. E gjetëm t vrarë, djalin se gjetëm. Ai kishte ikur, kur doli vëllai i viktimës kishte ikur. Ka qenë i sëmurë çuni, se di a kurohej apo jo. Djali i qetë, nuk e dinim që arrinte në këtë gjendje. Jo jo asnjëherë. Fare as me banorët. Ka qenë djali gjatë. Ka i ati 20-30 kokë dhi, rrinte me ato. Herë ai herë i ati. Djalë i mbyllur. Mund të ketë qenë ngjarje e çastit. E ëma është e paralizuar. Patën edhe një zonjë të punësuar. Në momentin që iku e ëma e hoqën. E përballonin vetë. Kaq di unë. Në momentin që kam ardhur unë këtu çdo gjë kishte mbaruar. I ati ishte njeri i vetë, punëtor, nuk ngatërrohej me njeri. Na duket absurde. Gjendja ekonomike e vështirë është. Njeri s’na ka thënë që ai ka mbetur pa bukë e pa gjellë. Djali rrinte vetëm”, thotë kryeplaku.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, Begaj uron presidenten e re Gordana Siljanovska-Davkova

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, Begaj uron presidenten e re Gordana Siljanovska-Davkova